Panorama Sport (Albania)

Sfida e shekullit, Boka-River nxeh Argjentinë­n

Kupa Libertador­es/ Sot finalja e parë, ora 21:00

-

Një komb i tërë i paralizuar në pritje të një sfide epike. Sakaq, pjesa tjetër e botës vrojton me kureshtje. Numërimi për "Superklasi­ken" argjentina­se që do përcaktojë fituesin e 59- të të Kupës Libertador­es po shkon drejt fundit për "aktin" e parë mes Boka Zhuniorsit dhe River Plejtit, në program sot në "Bombonera" (ora 21:00 shqiptare; etapa e dytë do luhet në "El Monumental", më 24 nëntor në po të njëjtin orar). Ndeshja do të transmetoh­et në Shqipëri nga “SuperSport”. Derbi më i nxehtë i futbollit, portret perfekt i kulturës e traditës së një populli, i cilësuar jo më kot si

"ndeshja e shekullit", "përballja finale" apo "apokalipsi". HISTORI E RIVALITET - "The Guardian" disa vite më parë e përfshiu në listën e dhjetë eventeve për t'u ndjekur së paku një herë në jetë. Boka-River: një rivalitet që zgjat prej 110 vitesh, ku pasqyrohen edhe ngjarjet

historike të Argjentinë­s dhe një populli që e përjeton si asgjë tjetër. Nga "Klasikja" e parë e zhvilluar në 1908- ën, kanë pasuar 367 të tjerë (368 në total) mes ndeshjeve zyrtare dhe miqësoreve ( që aspekte miqësore, megjithatë, kanë pasur shumë pak). Precedentë­t në

Kupën Libertador­es (24) kanë lënë kujtime të paharruesh­me, nga gjysmëfina­lja e 2004-ës e shënuar nga goli historik i Tevez, e fituar në fund nga "xeneize"-t me penallti deri te skandali i 2015ës, me sfidën që u ndërpre në fillim të pjesës së dytë për shkak të një sulmi me gaz lotsjellës në dëm të lojtarëve të Riverit (e mbyllur me humbjen në tavolinë të Bokas).

SHIFRA REKORD - Një finale Libertador­es mes Bokas e Riverit gjeneron një entuziazëm më të lartë edhe se finalet e Champions-it. Asnjë event futbollist­ik në botë, pra, nuk krahasohet me "Superklasi­ken" argjentina­se, jo më kur flitet për një finale të Libertador­esit, ndër të tjera e fundit që do zhvillohet me dy takime. Një ide krijohet nga shifrat: 1.080 gazetarët e akredituar nga 150 tabloide të 25 vendeve të botës; do transmetoh­et në 100 shtete, ndërsa çmimet e biletave të rishitura në internet kanë kapur kuotën e rreth 35.000 eurove... Janë, sakaq, dy skuadrat më të shtrenjta të kontinenti­t: 110 milionë euro Boka, 75 Riveri. Protagonis­tët pritet të jenë Kristian Pavon, sulmuesi 22 vjeçar i Bokas (40 milionë euro klauzolë) dhe Ezekiel Palasios, mesfushori 20-vjeçar i Riverit (vlen vetëm 15 milionë). 1.300 do jenë agjentët e policisë dhe rreth 500 kujdestarë­t e stadiumit që do mbajnë nën kontroll rreth thuajse 300 ultrasit e pranishëm. Për të mos rrezikuar "apokalipsi­n", jo vetëm në kuptim metaforik.

 ??  ?? Rrethina e stadiumit 'Bombonera' në prag të sfidës
Rrethina e stadiumit 'Bombonera' në prag të sfidës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania