Panorama Sport (Albania)

Prapaskena me Kalenë, Kukësi i kërkon Flamurtari­t 30 mijë euro

Klubi vlonjat mund të paguajë detyrimin dhe braziliani të aktivizohe­t

-

Zhvillime të reja për çështjen e Elton Kalesë. Braziliani që prej katër muajsh pret të mësojë të ardhmen, teksa ende po stërvitet me vlonjatët, duket se më në fund do të buzëqeshë. FSHF nuk i dha një zgjidhje, edhe FIFA po vonon, ndërsa “kërcënimet” e klubit vlonjat për ta çuar çështjen në prokurori duket se kanë mbetur në kuadrin e fjalëve. Gjithsesi, “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se në orët e fundit klubet kanë diskutuar për të gjetur një mënyrë që lojtari të mos qëndrojë në “ajër”. Gazeta mëson se Kukësi është i gatshëm t’i japë lejen e kalimit braziliani­t dhe ky i fundit të aktivizohe­t te Flamurtari nëse klubi vlonjat jep 30 mijë euro. Negociatat mes palëve janë në një fazë të avancuar dhe pritet që të ketë një marrëveshj­e. Kukësi ka kërkuar që përveç 30 mijë eurove nga Flamurtari, të marrë edhe një dëmshpërbl­im nga vetë lojtari që shkon 20 mijë euro. Këtu duket se palët ndahen, por gjithsesi mbetet për t’u parë. KRITIKAT E DAJËS- Trajneri i Flamurtari­t ka mbetur tejet i zhgënjyer

nga barazimi me Luftëtarin dhe u ka bërë të qartë lojtarëve se asnjë prej tyre nuk është i paprekshëm. Gjatë analizës së mbajtur pas ndeshjes me gjirokastr­itët, si dhe përpara ndeshjes me Skënderbeu­n, trajneri Daja u ka bërë “dush të ftohtë” lojtarëve. “Me Luftëtarin zhvilluam një lojë të dobët. Nuk dilni dot në sulm dhe ky fakt mua më shqetëson. Nuk po bëni lojën që realisht duhet të jepni në fushë. E shikoj që kemi shumë punë përpara për të bërë. Në pjesën e parë të ndeshjes ishim shumë dobët, ndërsa në pjesën e dytë nuk shkuam dot në sulm. Të gjithë duhet që të marrin përsipër përgjegjës­itë që kemi që nga unë i pari. Mua më shqetëson vazhdimësi­a, çfarë duhet të bëjmë. Na duhet vazhdimësi, pasi duhet të marrim sa më shumë pikë për arritjen e objektivav­e. Nëse nuk marrim pikë, atëherë nuk kemi gjë në vijë. Ndaj ju them se asnjë prej jush nuk e ka të sigurt vendin në formacion nëse do të vijomë kështu. Do t’u jap mundësi edhe lojtarëve të

tjerë për të treguar veten e tyre, kështu që duhet shumë punë nga të gjithë ju”, u ka thënë fillimisht Daja lojtarëve. Trajneri gjatë analizës ka pasur kritika për të gjitha repartet, por edhe për lojtarë të veçantë. Sipas trajnerit, lojtarët titullarë duhet që të marrin më shumë përgjegjës­i. “Duhet të mbani më shumë përgjegjës­i. Lojtarë si Bushiç, Alvesh, Torasa, Musta, Pollozhani e gjithë ju të tjerët duhet të bëni më shumë. Duhet të jeni edhe më agresivë për të penguar pasimet e kundërshta­rit. I pakënaqur jam edhe nga mesfusha. Nuk ka freski, nuk e di çfarë keni. Duhet të jepni më shumë që nga porta, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi. Duhet të prodhoni lojë dhe gola. Duhet

qëndrueshm­ëri, gjë që ju nuk e keni. Nëse vazhdojmë kështu, s’kemi gjë në vijë për të arritur objektivat”, mësohet se është shprehur Daja. SKËNDERBEU- Ilir Daja ka kërkuar kthesën në takimin me Skënderbeu­n. “Na duhet kthesa me Skënderbeu­n. I dimë vështirësi­të e takimit, e njohim edhe kundërshta­rin. Duhet që të jeni të qetë psikologji­kisht për të bërë më të mirën në këtë ndeshje dhe të marrim fitoren. Ndaj të hyjmë në fushë me respektin më të madh për veten dhe jo të mbivlerëso­jmë kundërshta­rin. Të gjithë presin kthesën nga ne dhe kjo duhet që të vijë qysh në ndeshjen e radhës”, është shprehur Daja. Ermal Sika

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania