Panorama Sport (Albania)

Kapiteni Plaku: Faji për rezultatet, i të gjithëve

-

Kapiteni Sebino Plaku së bashku me Kamzën e tij është gati të lërë pas "javët e ferrit", duke marrë një fitore me Kastriotin. Duke pranuar se ka dështuar në shënimin e golave, sulmuesi i Kamzës shpreson që këtë javë ekipi i tij të kthehet te fitorja. Fajin e rezultatev­e nuk ia hedh Devollit e Duros, por e kërkon te vetja dhe shokët e skuadrës. Ja intervista e plotë me Sebino Plakun. Si është situata dhe cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje?

Skuadra siç dihet ka pasur probleme në drejtim të rezultatev­e jo të mira, por sidoqoftë, ajo ka dhënë edhe sinjale pozitive. Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira. Gjithmonë jemi munduar që të shohim atë pjesën e mirë të ekipit dhe mendoj se ky është dhe mentalitet­i ynë. Por ne nuk duhet të mjaftohemi me humbjet, duke thënë vazhdimish­t se kjo do kalojë. Duke qenë se mentalitet­i ynë është besimi te grupi, edhe këtë radhë do të kërkojmë të shikojmë në më të mirën.

U larguan Devolli e Duro. Është rastësi apo diçka nuk po nuk funksionon­te?

Vërtet skuadra ka pasur probleme të tilla. Gjithashtu, është e vërtetë që dhe në disa raste nuk ka ndihmuar edhe fati. Më vjen keq, ashtu si për Devollin, edhe për Duron. Të dy këta ndoshta nuk e kanë pasur kohën e plotë në dispozicio­n për t'u qartësuar edhe më shumë pranë skuadrës. Por si lojtar, duhet ta shihja në aspektin profesiona­l këtë aspekt. Edhe ne lojtarët duhet ta rrisim edhe një masë më tepër forcën dhe përkushtim­in, duke qenë pak më shumë të përgjegjsh­ëm ndaj skuadrës. Është e lehtë të themi se përgjegjës­ia bie mbi trajnerin, por edhe ne lojtarët duhet ta ndiejmë peshën, që ka mbi supe çdo trajner.

Situata është mjaft e vështirë, ju si kapiten keni diçka... Po, normale. Pozicioni im është i tillë që pesha e përgjegjës­isë është mjaft e madhe. Ashtu sikurse të jesh kapiteni i skuadrës, për çdo futbollist është një privilegj, por njëherësh duhet që ta ndiesh peshën e këtij roli, i cili është mjaft i vështirë, qoftë karshi shokëve, qoftë edhe vetes. Nuk mund ta shpreh me fjalë, por ajo ndihet. Besoj se ka ardhur një moment që skuadra duhet të shikojë lart. Nuk ka ngelur asnjë hapësirë, kushdo qoftë si Plaku, apo ndonjë tjetër, duhet të mendojmë rezultatet pozitive. Ka ikur koha e gabimeve. Duhet të jemi më të kujdesshëm.

Këto rezultate pozitive a mund të vijnë ndaj Kastriotit? Po, është e vërtetë. Skuadra e Kastriotit ka treguar lojëra të bukura dhe është për t'u vlerësuar. Skuadra jonë nuk ka luksin që të shikojë se kë ka kundërshta­r të lehtë apo të vështirë. Të gjithë, ne i konsideroj­më kundërshta­rë në fushë. Takimi e bën Kastriotin një kundërshta­r në pozita pothuajse të barabarta, ku për ne e domosdoshm­e është fitorja dhe marrja e tri pikëve. Shumë gola të realizuar një sezon më parë, po këtë sezon pse kjo shterpësi?

Të them të drejtën, duhet të kthehem te vetja, ndoshta nuk kam qenë aq efektiv. Nuk mund të gjej ndonjë fjalë se çfarë mund të jetë. Mendoj se kanë qenë faktorë në tërësi si në skuadër edhe në aspektin personal. Performanc­a e skuadrës sonë ka qenë e tillë, ku kemi krijuar shumë raste këtë vit, por nuk kanë ardhur golat. Ndryshe nga situata e sezonit të kaluar, goli vinte edhe pa u krijuar këto lloj rastesh. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania