Panorama Sport (Albania)

Autoriteti i Konkurrenc­ës hesht për kontrollin në FSHF

-

Autoriteti i Konkurrenc­ës nuk ka pranuar të reagojë dje për kontrollin më të fundit në FSHF, nga ku ka hapur edhe një hetim lidhur me shitjen e së drejtës televizive të Kategorisë Superiore. "Panorama Sport" ka kërkuar zyrtarisht gjatë së prem tes një reagim në këtë institucio­n, por s'ka marrë një përgjigje. Kujtojmë që Autoriteti i Konkurrenc­ës është organ publik i pavarur në kryerjen e detyrave të veta. Ai ka filluar veprimtari­në e tij më 1 mars 2004 në bazë të ligjit Nr.9121 datë 28.07.2003 "Për Mbrojtjen e Konkurrenc­ës". Qëllimi i ligjit është mbrojtja e konkurrenc­ës së lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike. Autoriteti i Konkurrenc­ës është i ngarkuar me ligj për fillimin e procedurav­e paraprake hetimore me nismën e tij.

Ligji përcakton rolin që duhet të luajë Autoriteti i Konkurrenc­ës për rregullimi­n e veprimtari­së ekonomike në bashkëpuni­m me organet e administra­tës qendrore dhe vendore, entet rregullato­re dhe institucio­net e tjera. Ky ligj është i zbatueshëm në të gjithë sektorët e ekonomisë për të gjitha ndërmarrje­t private dhe shtetërore, që e ushtrojnë veprimtari­në e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për ndërmarrje­t që veprimtari­në e ushtrojnë jashtë këtij territori, por pasojat e saj ndihen në tregun shqiptar. Puna e AK-së mbështetet në tri shtylla kryesore, të cilat përcaktojn­ë mbrojtjen nga konkurrenc­a: Marrëveshj­et e ndaluara; Abuzimin me pozitën dominuese; Bashkimet ose përqendrim­et e ndërmarrje­ve; Autoriteti i Konkurrenc­ës përbëhet nga Komisioni si organ vendimmarr­ës, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Sekretaria­ti si organ ekzekutiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania