Panorama Sport (Albania)

Lushnja zhgënjen bashkinë

S ida nda ogradecit luhet sërish pa ti ozë, pritet t i epet und krizës

- ALBAN ALUSHI

Në prag të mbylljes së fazës së parë të kampionati­t, lushnjarët ndodhen në vendin e tetë në grup. Një pozicion që pritet të përmirësoh­et, pasi verdhejesh­ilët luajnë sot KP minutat e fundit të kësaj faze, në shtëpi me Pogradecin. "Aoza Haxhiu" do të jetë me dyer të mbyllura dhe kjo është ndeshja e dytë radhazi që Lushnja do të luajë me shkallët bosh. Një prej supersfida­ve të Grupit B do të luhet pa tifozë, ashtu si takimi i kaluar mes Lushnjës dhe Besës.

REAGIMI - Duket se drejtuesit e bashkisë nuk janë shumë të kënaqur me ecurinë e skuadrës në këto tetë javë. Nënkryetar­i i Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi, në një deklaratë për gazetën "Panorama Sport" shprehet: "Gjendja nuk është e kënaqshme. Besoj se me kalimin e këtyre javëve të para u panë dobësitë apo dhe çfarë mangësish kishte ekipi, qoftë edhe nga përgatitja. Ne men- duam që do të ishim në një situatë më të mirë, me atë që organizuam në fillimin e këtij sezoni. Megjithatë, besoj që në javët në vazhdim, pas analizave të bëra edhe me trajnerët dhe lojtarët, gjithçka do ndryshojë. Ka pasur mangësi dhe probleme fizike. Besoj që do të kemi një reagim për ndryshimin e kësaj situate. Le të shpresojmë që në javët në vazhdim situata do të rregullohe­t. Edhe pikët do të vijnë, sepse aty është brumi, është pjesa e ekipit dhe besoj se do të arrijmë rezultate më të mira. Kuptohet, që në vazhdimësi

edhe ne do të shikojmë reagimet tona kundrejt lojtarëve apo dhe ekipit në tërësi për ta mobilizuar edhe më mirë, ndoshta edhe për të korrigjuar gabimet", u shpreh nënkryetar­i i Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi, që është njëherësh kryetar i Bordit të

KF Lushnja 1 K 3 P sh. a. Ndërkaq, lushnjarët kanë përfunduar përgatitje­t në kuadrin e ndeshjes së sotme me Pogradecin dhe duken gati për sfidën me liqenorët. Skuadra e drejtuar nga Ilir Gjyla do të kërkojë tri pikët, si alternativ­a e vetme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania