Panorama Sport (Albania)

Peposhi: Bylis vret ëndrra

Lojtari: Bregdetarë­t t’i harrojnë pikët, ky do jetë viti i rikthimit

- ERJON SALIU

ylisi ka mbyllur për gatitjet anti-Orkumi dhe është grumbullua­r në kompleksin “Gjanica”. Skuadra e trajnerit Veljko Dovedan arriti që edhe në Berat të luante mjaft mirë dhe të merrte 3 pikët e radhës. Te Bylisi janë duke menduar për vazhdimësi­në, ku skuadra synon që të jetë akoma më e konsolidua­r, jo vetëm në aspektin taktik, ku thuajse po dominon me çdo kundërshta­r në mbajtjen e topit dhe rastet e krijuara, por edhe atë fizik. Bylisi do të jetë më i plotë në sfidën që do të zhvillojë sot në orën 14:00 në “Adush Muça” me Orikumin debutues. Valentino Murataj dhe mbrojtësi Elis Doksani e shlyen dënimin dhe do të jenë gati për ndeshjen e radhës. Ballshiotë­t do të kërkojnë që të marrin 3 pikët e radhës.

PEPOSHI

Ardit Peposhi është një nga lojtarët e afruar gjatë verës në Ballsh dhe që po bën diferencën këtë sezon. Peposhi është një futbollist mjaft cilësor në linjën e majtë, ndërsa në një prononcim për “Panorama Sport’, lidhur me ndeshjen e radhës, ka pohuar: “Bylisi i këtij sezoni është një ekip që është ndërtuar për t’u rikthyer në Superiore, kjo ka qenë edhe një arsye që unë i kam thënë ‘po’ presidenti­t Besnik Kapllanaj kur më ka kërkuar në verë. Pa thënë se edhe kushtet financiare janë shumë të mira. Në ekip ka kualitete dhe lojtarë me eksperienc­ë dhe të rinj shumë të talentuar që Bylisi i ka pjesë të projektit afatgjatë. Madje, unë dua të them që ne kemi një ekip që meritonte sot të ishte në krye, pasi gjatë rrugës kemi gabuar, por ama edhe nuk na është dhënë ajo që na takon. Gjithsesi, kemi parë përpara dhe skuadra tashmë është duke rritur nivelin e lojës dhe duke treguar se është me të vërtetë kandidate kryesore për Superioren. Kemi fituar në dy transferta shumë të vështira si ato me Tomorin e Lushnjën”, u shpreh fillimisht Peposhi në prononcimi­n e tij. Sa i përket ndeshjes me Orikumin, ai thotë se nuk ka mundësi tjetër për ballshiotë­t, përveç fitores. “Është një ndeshje që po e vlerësojmë, për ne është takim radhe dhe orikasit nuk do të kenë shanse që në Ballsh të kërkojë pikë. Ne jemi të ‘uritur’ për fitore, duam vendin e parë dhe për këtë kemi punuar shumë. Grupi shkon shumë mirë, jemi si një familje, jemi grumbullua­r edhe para ndeshjes, ndaj edhe në fushë duhet që të ‘lëshojmë xixa’ për 3 pikët”, përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën “Panorama Sport”, Ardit Peposhi, një nga kualitetet e Bylisit të këtij sezoni. Bylis ka arritur katër fitore radhazi në kampionat dhe beson se nuk do të ndalet as në sfidën e sotme me Orikumin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania