Panorama Sport (Albania)

“Kisha frikë të vrapoja, jam vetë fajtori...”

-

Amir Abrashi është rikthyer në stërvitje. Pas një kohe të gjatë mungese për shkak të operacioni­t pas këputjeve të ligamentev­e, mesfushori i Kombëtares shqiptare po “ngroh motorët” për të zbritur në fushë. Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, ai tregon momentin negativ dhe makthet e kaluara pas këtij dëmtimi. Tregon frikën kur nisi të vraponte, por pranon se ka faj vetë në dëmtim... Si ndihet Abrashi tani që e ka lënë pas dëmtimin? Jam shumë i kënaqur që rikthehem pas një kohe të gjatë në stërvitje me skuadrën. Shpresoj që të rikthehem sa më shpejt dhe të jap kontribut në këtë sezon.

A mendoni që do të ktheheni sërish në formën e mëparshme?

Në stërvitjet e para kisha shumë frikë, por gjithçka shkoi shumë mirë dhe tani jam gati për të marrë më shumë ngarkesë, në mënyrë që të kap ritmin e shokëve të skuadrës.

Ju jeni nga ata lojtarë që luftoni për çdo top dhe nuk e tërhiqni kurrë këmbën. Mendoni se keni pak faj në dëmtimet që keni pësuar? Sigurisht që është edhe pak faji im për dëmtimet e shpeshta që kam pësuar gjatë kësaj kohe, sepse unë luftoj për çdo top dhe në çdo cep të fushës. Por, me Hertën ishte diçka ndryshe, pasi dëmtimi ishte më i rëndë. E rëndësishm­e është që për momentin gjithçka është si më parë. Keni punuar me ekipin e dytë gjatë kësaj kohe. Ju kanë shërbyer këto stërvitje?

Këto stërvitje me ekipin e dytë më kanë shërbyer për të më rritur vetëbesimi­n dhe për të marrë minutat që ka nevojë çdo lojtar. Do të vazhdoj të punoj për t’u rikthyer sa më parë nën urdhrat e trajnerit në mënyrë që të ndihmoj skuadrën time.

Kur mund të riktheheni me skuadrën e parë? Objektivi im është të jem gati për pjesën e dytë të sezonit. Shpresoj që gjërat të shkojnë ashtu siç duhet.

Çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe?

Kur nuk isha i dëmtuar nuk mendova fare për futbollin për një kohë dhe iu përkushtov­a familjes. Pastaj, nisa që të punoj fort për t’u rikthyer sa më shpejt dhe të rifitoja formën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania