Panorama Sport (Albania)

Bushi shpall listën dhe i dërgon “mesazh” Dukës

“Nuk kam folur për kontratën e re, pres të takoj FSHF-në”

-

lban Bushi ka bërë publike listën e Ko mbëtares Shpresa për dy miqësoret kundër Maltës ( 16/ 11/ 2018, ora 19:00 “Selman Stërmasi”, 19/ 11/ 2018, ora 19: 00 “Loro Boriçi”). Për dy miqësore që, sipas trajnerit Bushi, i përkasin kontratës së vjetër. Sepse për të renë pret një telefonatë. E ardhmja e tij, e skuadrës dhe projekti ishin disa nga temat e diskutuara në konferencë.

BREZI I RI- “Nuk mund të them se është një listë e re, sepse 60% e këtyre emrave kanë qenë. Datëlindje­t 96-97 nuk marrin më pjesë në këtë edicion. Ka goxha prurje të reja dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë për të parë gjendjen e këtyre lojtarëve. Kam lënë jashtë disa nga kampionati shqiptar, sepse e di çfarë bagazhi kanë. Dua të provoj këta të rinjtë”.

KUNDËRSHTA­RI- “Është një kundërshta­r modest, por edhe ne jemi modestë. Edhe ne kundërshta­rët na konsideroj­në të tillë, por tani futbolli ka ndryshuar. Kemi bërë dy miqësore të forta me Francën dhe Italinë, por këtë miqësore e kemi vendosur 5 muaj më parë. Por nuk është aq ekip i dobët, sepse ka marrë rezultate pozitive”.

EMRA TË RINJ- “Sigurisht që do të ketë të rinj, por lista nuk është shumë e zgjeruar. Kemi 42 lojtarë nën vëzhgim dhe shpresojmë nga kampionati i Maqedonisë, nga do të afrohen 2- 3 lojtarë cilësorë. Nëse do të ketë ndonjë lojtar që do të shkëlqejë, atëherë sigurisht që do të ketë vend për të gjithë. Kemi Besir Ramadanin dhe Zejnullahu­n që janë pjesë

e Kombëtares, por jo këtë herë sepse nuk kanë minutazh”.

SEFERI- “Këtë e di trajneri Panuçi kë merr dhe kë nuk merr. Seferi, Durmishaj dhe të tjerë janë lojtarë shumë të mirë dhe po luajnë mirë me ekipet e tyre dhe po shënojnë gola. Kanë minuta në këmbë, por e di trajneri këtë punë. Ata janë të rinj dhe e kanë përpara të ardhmen e Kombëtares”.

E ARDHMJA- “S’kam

folur ende për kontratën me presidenti­n. Këto janë ndeshje miqësore që janë brenda kontratës. Këtë e di Federata Shqiptare e Futbollit kur do ta shtyjmë kontratën. Por unë e kam mendjen te ndeshjet me Maltën dhe nuk po mendoj për këtë. Kemi bërë një ekip të mirë, por kemi nevojë për një sulmues të mirë si Vrioni, i cili për momentin është në ekipin e parë”.

XHEMAJLI- “Është një lojtar me prespektiv­ë, por për momentin nuk po luan. Kemi parë disa video të tijat, por e kemi grumbullua­r sepse nuk kemi asnjë mbrojtës të majtë për momentin”.

EKSPERIENC­A- “Duhet të korrigjojm­ë gabimet që kemi bërë në sezonin e kaluar, nga lojtarët dhe nga ne si staf. Por kemi bërë ndeshje shumë të mira në edicionin e kaluar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania