Panorama Sport (Albania)

Shifrat e ndeshjes, Higuain mund të bëjë 2700, Ronaldo 100

-

Sikur të kishte shënuar një tripletë, do t’i kishte hequr mundësinë Kristiano Ronaldos për të hyrë në historinë e ndeshjes MilanJuven­tus, pa harruar se ishte pikërisht për “faj” të portugezit, që “Zonja e Vjetër” u detyrua ta shesë një sulmues të kalibrit të tij. Gjithsesi, edhe Gonzalo Higuain, i cili u ndje i tradhtuar nga Juventusi, duke deklaruara se “Juvja më dëboi”, ka gjithashtu mundësinë që të shkruajë një kapitull të rëndësishë­m të tijin për historinë e Milanit, siç tregojnë shifrat e mëposhtme.

* Sezonin e kaluar, ndeshja e luajtur në “San Siro” përfundoi me Juven që fitonte 2-0. Autori i të dy golave ishte Gonzalo Higuain, me ato të argjentina­sit që ishin respektivi­sht golat 98 dhe 99 të këtij dueli në “San Siro”, në Serinë A.

* Shkurt, Higuainit do t’i kishte mjaftuar që të bënte tripletë, për të vendosur kuotën jubilare 100 gola, të cilën mund ta festojë pasuesi i argjentina­sit te “Zonja e Vjetër”, ai Kristiano Ronaldo, që deri tani ka realizuar 7 gola në kampionati­n italian.

* 6 vite kanë kaluar nga hera e fundit që sfida mes Milanit dhe Juventusit nuk ofron një barazim. Hera e fundit që kjo ka ndodhur ka qenë në javën e 25-të të kampionati­t 2011-2012 (1-1, gola të Noçerinos dhe Matrit). Më pas, në “San Siro” janë vendosur dy fitore të të zotëve të shtëpisë, që të dyja 1-0, me gola të Robinjos me penallti dhe Lokatelit nga distanca.

* Nga arkivat e Serisë A zbulohet se Milan-Juventus në javën e 12-të të Serisë A është luajtur edhe në katër raste të tjera: - Sezoni 1947-1948; fiton Milani 5-0 me autogol të Anxhelerit, gola të Anovacit e Karapaleze­s dhe dopietë e Graton.

- Sezoni 1948-1949; barazim 1-1, Boniperti (Juve) dhe Anovaci. - Sezoni 1955-1956; fiton 3-1 Milani me gola të Rikanjit, dopietë e Skiafinos dhe Kolela.

- Sezoni 1961-1962; goleadë 5-1 kuqezi, me poker golash të Altafinit, ndërsa Roza e Rivera plotësuan tablonë.

* Historia e Serisë A tregon se Juventusi ka pësuar 2699 (1165 në shtëpi dhe 1534 në transfertë). Prandaj, nëse Higuain nuk pati mundësi që të bëjë 100 me bluzën e Juves, ka mundësinë që t’i shkaktojë golin jubilar 2700 ish-skuadrës së tij, me fanellën e Milanit.

* Milan-Juventus do të përballen për herë të 83-të mes tyre, për një ndeshje të vlefshme të Serisë A, në Milano. Bilanci deri në këtë moment flet për 28 suksese të djallit, 33 barazime dhe 22 fitore bardhezi. Golat e shënuar nga “Djalli” janë 114, ndërsa ata të “Zonjës së Vjetër” 99.

* Ndeshja e parë zyrtare në Milano, për Serinë A mes dy ekipeve është luajtur në sezonin 1929-1930, kur në javën e 26-të Milani dhe Juventusi barazonin me rezultatin 1-1. Ndërkohë, ndeshja e fundit është ajo e javës së 11-të të sezonit të kaluar, e fituar 2-0 nga Juventusi në “San Siro”, siç thamë me dopietë të Higuain.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania