Panorama Sport (Albania)

Handanoviç “mbret” i Europës, Interi në duar të sigurta

Shihen edhe alternativ­at, sytë nga Areola e Kranjo

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nëse studion fjalën Samir, gjen këtë: "Mik i bisedave të mbrëmjes". Përkthimi letrar i emrit nga gjuha arabe, por edhe portretizi­mi i Handanoviç­it, portier dhe me kohë të pjesshme këshilltar i shokëve të skuadrës. Një i tillë në kuadrat është ogur i mirë, për të qëndruar në maja në kampionat e Europë. Për t'u kuptuar: në këtë mënyrë edhe projektimi i së ardhmes mes trarëve bëhet një punë e vështirë, do shihet nëse do jetë i nevojshëm një titullar vitin e ardhshëm apo do mjaftojë një talent, në pritje që Handa të varë dorezat në gozhdë.

ÇFARË SHIFRASH - Për momentin, gjithçka po ecën në rrugën e duhur. Pas gabimit në Torino, në javën e dytë të kësaj Serie A, slloveni ka rilindur. Një pjesë e madhe meritës për rrugëtimin madhështor në Champions është e tija, e 24 pritjeve të kryera në 4 ndeshje, 16 vetëm në dy sfidat kundër Barcelonës. Vetëm Borjan (Cervena Zvezda, 29) dhe Zoet (PSV, 25) në Europë kanë njollosur më shpesh dorezat se slloveni. Elozhet e Spaletit për fazën mbrojtëse janë gjithmonë të përshtatsh­me, edhe ato për dyshen De Vraj- Shkrinjar. Por, nëse Interi ka mbrojtjen më të mirë të Serisë A (6 gola të pësuar) disa merita i shkojnë edhe Handanoviç­it. Ka dy tregues të tjerë: sipas statistika­ve të "Opta"- s që

krahasojnë golat e pësuar nga një skuadër në raport me rastet e rrezikshme në disfavor, zbulohet që Interi është skuadra e dytë më e dobët e kampionati­t pas Parmës, pra do të thotë që skuadra e Spaletit u lejon kundërshta­rëve më shumë se një rast. Pra: diferencën

e bën Handanoviç. Diskutimi nuk ndryshon as nëse zgjerohet në pesë kampionate­t kryesore të Europës: slloveni është për nga rendimenti më i miri në absolut, në raportin mes pritjeve dhe golave të pësuar ndodhet në kuotën 83,33%, domethënë pëson më

pak se dy gola çdo 10 goditje që Interi pëson në portë.

ALTERNATIV­AT - E thënë kështu, vjen të mendosh se përse Interi duhet të shohë në merkato për atë rol. Klubi duhet të vendosë nëse do monitorojë një portier si zëvendësue­s të sllovenit, pra

një titullar: në këtë aspekt po ndiqen Alfons Areola, 25 vjeç, i cili te PSG-ja po vuan "hijen" e Bufonit dhe ndoshta edhe për këtë arsye nuk po rinovon. Ose: të transferoj­ë Alesio Kranjon, 24 vjeç, nga Kaljari. Gjithçka do varet nga rendimenti i Handanoviç­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania