Panorama Sport (Albania)

"Interin s'e lë as për Juven, këtë vit jemi më të fortë"

-

Ajo që habit prej tij është aftësia për të mos humbur rendimenti­n: Milan Shkrinjar nuk zhgënjen kurrë pritshmëri­të. Pasi shkëlqeu në sezonin e tij të parë tek Interi, ku është kthyer në një pikë të pazëvendës­ueshme të mbrojtjes së Spaletit, këtë vit jo vetëm është konfirmuar, por kundër Barçës në "San Siro" u pa edhe më i fortë se zakonisht. Dje 23-vjeçari sllovak është rrëfyer në një intervistë për mikrofonat e "DAZN".

Si kanë qenë hapat e parë si futbollist?

Kam nisur të luaj futboll në moshën katërvjeça­re: në familje e ndjekim shumë, edhe përpara se të lindja unë. Babai im ka luajtur vetë, po ashtu si gjyshi e vëllai. Porsa linda doja të bëhesha futbollist. Është viti i pestë që luaj si mbrojtës, përpara luaja në mesfushë.

A ndieni nostalgji për shtëpinë?

Shumë herë, po, por familja më mbështet gjithmonë: edhe ku u largova në moshën 11 vjeç vinin shpesh për të më takuar. I falënderoj. Si duket "San Siro"?

Kur luajta ndeshjen e parë me fanellën e Sampdorias, e këtë e kam thënë edhe herë të tjera, kam bërë shumë foto. Një stadium madhështor: si lojtarë jemi të emocionuar që luajmë, është fantastik.

Çfarë raporti keni me shokët e skuadrës?

Shokët më thërrasin "Skri", nëse tifozët e kanë të vështirë të më quajnë "Milan" mund të quajnë kështu. Handanoviç? Profesioni­st. Brozoviç? Argëtues. Ikardi? Personalit­et, bomber. Spaleti? Është bosi që komandon dhomat e zhveshjes, nuk ka një fjalë për ta përshkuar. Duke qëndruar te Spaleti: pas Inter-Barça tha që vlenit 100 milionë euro…

Nuk e di nëse ishte shaka apo jo, më duhet ende ta pyes. Unë nuk mendoj për shifrat, por vetëm për punën dhe dua të jap maksimumin. Situatë me rinovimin? Mendoni se mund të largoheni nga Interi? Jo. As për Juven. Me ta nuk kam arritur ende të fitoj, shpresoj ta bëjmë këtë vit.

Interi këtë vit nuk dorëzohet kurrë.

Golat në minutat e fundit lënë të kuptohet se jemi një skuadër më e fortë që beson deri në fund. Objektivi është të qëndrojmë pranë vendeve të para, në fund të shohim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania