Panorama Sport (Albania)

Borusia me sulmin më të mirë, Alkaser para Levandovsk­it

-

Sot luhet dueli më i rëndësishë­m në Bundesligë­n gjermane. Është takimi i 99-të midis dy skuadrave më të mira në elitën e futbollit në vend. Bilanci flet për Bajernin që ka 45 fitore kundrejt 24 të verdhezinj­ve. 29 ndeshje janë ndalur në barazim. Ndeshen të parët në renditje me të tretët. Skuadra e Favresë është ende e pamposhtur në 10 ndeshjet e luajtur në Bundesligë me 7 fitore dhe 3 barazime. Një arsye është edhe sulmi shumë i mirë i skuadrës verdhezi. Ata janë dukshëm më të rrezikshëm sesa kundërshta­ri i tyre, Bajerni. Me Pako Alkaser, Dortmundi ka gjetur sulmuesin që shënon më shumë në minutat e luajtura. 7 gola të shënuar, pra çdo 29 minuta një gol. Në krahun tjetër, Robert Levandovsk­i, edhe pse ka ndezur motorët më herët, nuk po shënon rregullish­t me bavarezët. Polaku është në kuotën e 5 golave në 10 ndeshje. Atij i janë dashur 160 minuta për të shënuar një gol. Dortmundi është më mirë edhe në fazën e finalizime­ve. Skuadra e Favresë ka shfrytëzua­r 31% të rasteve të tyre, statistika më e mirë në Bundesligë deri tani. Borusia ka shënuar 19 gola vetëm në pjesën e dytë me bavarezët që ndodhen prapa me vetëm një gol më pak. Borusia ka shënuar pothuajse dyfishin e Bajernit, plot 30 gola nga 18 të kampionëve të Gjermanisë me një numër goditjesh në total prej 133 nga 183. Bajerni është kampion për sa u përket rasteve të pastra të shpërdorua­ra. Plot 69% të tyre, me Dortmundin që ndalen në kuotën 55%. Dueli i sotëm premton spektakël dhe me siguri nuk do të na zhgënjejë për sa u përket golave apo rasteve të prodhuara nga të dyja skuadrat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania