Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Junajtid është i pamposhtur në tri vizitat e fundit në “Etihad”, në dy prej të cilave e ka mbajtur portën edhe të paprekur (2 fitore, 1 barazim). * Pas humbjes me Junajtid në shtëpi, në muajin prill, Siti ka grumbullua­r 25 pikë nga 27 të mundshme në “Etihad”, duke realizuar 32 gola dhe pësuar vetëm 4.

* Siti është i pamposhtur prej 53 ndeshjesh radhazi, teksa ka pasur përballë skuadra që janë jashtë katërshes së parë të renditjes në Premier Ligë, që prej humbjes 4-0 ndaj Evertonit, në janar 2017 (44 fitore, 9 barazime).

* Pep Guardiola nuk ka humbur kurrë dy ndeshje radhazi në shtëpi, përballë të njëjtit koleg rival.

* Guardiola ka fituar 9 nga 21 përballjet kundër Murinjos në të gjitha kompeticio­net ( 7 barazim, 5 humbje).

* Aguero i ka shënuar 7 gola në pesë përballjet e para ndaj Junajtid, por ndërkohë agjëron prej 3 ndeshjesh radhazi përballë “kushërinjv­e”.

* Sterling ka dështuar së shënuari në 12 përballjet e karrierës, kundër Mançester Junajtid, edhe pse e ka goditur portën e tyre 19 herë. * Junajtid e ka mbajtur portën e paprekur në kampionat vetëm në një rast, duke pësuar 18 gola në 11 ndeshje. * Rekordi negativ i golave të pësuar në 12 ndeshjet e para të Premier Ligës për Junajtid është 20 në vitin 2001 dhe 21 në 1966-ën.

* Në derbin me Junajtid, Murinjo do të festojë 300 pankinat e tij në Premier Ligë, në të cilat ka fituar 189 ndeshje, ka barazuar 67 dhe humbur 43.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania