Panorama Sport (Albania)

Junajtid, Murinjo: Po pamë renditjen, jemi të mundur

Portugezi motivon skuadrën përpara derbit

-

Mnaçester Junajtid dhe Mançester Siti do të luajnë nesër në orën 17:30 derbin midis tyre. Një sfidë që sigurisht nuk duhet të humbet nga asnjë. Rivaliteti midis skuadrave të të njëjtit qytet nuk ka nevojë për koment. Trajneri i “djajve”, Hose Murinjo, është shprehur në konferencë­n për shtyp se skuadra e tij do të tentojë të dalë nga “Ethihad Stadium” me një rezultat pozitiv.

“Do të tentojmë të luajmë lojën tonë, nuk e di se sa të suksesshëm do të jemi, por do të provojmë gjithsesi. Kemi luajtur dy ndeshje shumë të mira ndaj dy kundërshta­rëve shumë të fortë, siç janë Çelsi dhe Juventusi. Arritëm të merrnim rezultate pozitive edhe pse nuk luajtëm ashtu siç e prisnim. Qasja është pozitive para ndeshjes me Sitin që duhet të themi është një skuadër shumë e fuqishme. Ata kanë një grup lojtarësh shumë të mirë dhe nëse u hyjmë krahasimev­e, do të shihni shumë diferenca.

DERBI DHE LUKAKU

“Nuk mendoj që është një ndeshje speciale për atë që ka ndodhur në sezonin e kaluar. Derbi mbetet derbi për rëndësinë që ka kjo sfidë në qytetin e Mançesteri­t. Lukaku është stërvitur me skuadrën këtë mëngjes dhe sigurisht që do të shohim me kujdes se si do të jetë gjendja e tij pas seancës së fundit që do të zhvillojmë ditën e

shtunë. Kam parë përgjigje pozitive nga lojtari, por për momentin mund të them vetëm kaq”. NË RAST FITOREJE HAPET KAMPIONATI

“Nëse barazojmë, do të jemi 9 pikë dhe nëse humbim 12, por kjo nuk është mënyra për të

vlerësuar ndeshjen. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet. Dua të flas vetëm për ndeshjen në aspektin konkret. Është një takim i vështirë ndaj një kundërshta­ri shumë të fortë. Besoj se edhe ata të njëjtën gjë mendojnë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania