Panorama Sport (Albania)

Kamza thyen Tiranën, kampionët në krizë

Amerikani Flojd, lojtari i ndeshjes me 41 pikë të shënuara

- ABDULLA DUSHKU

Kamza Basket ka marrë revanshin ndaj Tiranës, teksa e ka mundur me 4 pikë diferencë, në një superndesh­je që ka kënaqur jo vetëm lojtarët në fushë, por edhe publikun e pranishëm. Ndeshja nis me dy gjuajtje të lira të fituara nga kamzalinjt­ë, ku Çela realizon vetëm njërën, por më pas është Bruno Daliu që fiton edhe ai dy gjuajtje të lira ku gjithashtu realizon vetëm njërën. Koshin e parë të takimit nga aksioni do ta shënojë Edmundo për kamzalinjt­ë, të cilët marrin kryesimin e pikëve për të mos u ndalur deri në fund. Kështu, sfida ka nisur me shumë rivalitet nga të dyja skuadrat, por perioda e parë u takon kamzalinjv­e, të cilët e fitojnë me diferencën e një pike 24-23. Në të dytën është lojë

më e mirë sërish për vendësit që shkëputen 23-17 dhe mbyllin pjesën e parë me 7 pikë diferencë, 47-40. Në fillimin e fraksionit të dytë, skuadra e Tiranës arrin të përmbysë dhe kalon në epërsinë e një pike 56-57, duke fituar periodën 26-31, por jo në rezultatin e

përgjithsh­ëm teksa kryeson Kamza 73-71. Perioda e fundit është nga më të bukurat, ku ka rivalitet midis Karajt dhe Flojd që realizojnë secili nga 5 trepikësha, por gjithsesi rezultati përfundimt­ar shkon për vendësit që e fitojnë takimin 86-82. Flojd ishte lojtari i ndeshjes. Ai realizoi 11 kosha me vlerë trepikëshe dhe 4 kosha me vlerë dypikëshe, duke u bërë pikëshënue­si më i mirë i takimit, me 41 pikë. Gerti Shima i kampionëve të Tiranës ka qenë i dëmtuar dhe ka luajtur duke çaluar pothuajse gjatë gjithë takimit.

FLASIN PROTAGONIS­TËT - Lojtari më i mirë në parket dhe protagonis­t për fitoren e kamzalinjv­e, ishte amerikani Donald Flojd. Ai pas ndeshjes u shpreh kështu: "Ishte një takim i fortë dhe i rivalizues­hëm. Më vjen mirë që u bëra protagonis­t për këtë fitore. Te Kamza ndihem mirë e komod. Ka djem të mirë e që më respektojn­ë. Mundohem të jap gjithnjë maksimumin në ndeshje". Ndërsa, kapiteni i Tiranës, Erkand Karaj, e komentoi kështu humbjen e ekipit të tij: "E kishim vlerësuar mjaft këtë takim dhe e kishim parashikua­r se do të ishte i vështirë. Kemi pasur përballë një Kamzë të përforcuar. Ndoshta lodhja, ndoshta dhe shpejtësia ndikuan që skuadra jonë humbi. U munduam që të përfitonim nga disa sekuenca të lojës, por Kamza e meritoi fitoren".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania