Panorama Sport (Albania)

Tension te Partizani, Gega 20 minuta “terapi” për të qetësuar Mensah

Aliti i Skënderbeu­t “provokon”: Të kuqtë nuk e mbajnë presionin

- ILIR CARA

Partizani është i përqendrua­r i gjithi te Laçi, ku kërkohet që lojtarët të shkarkojnë të gjitha bateritë, pasi pas kësaj ndeshjeje kanë dy javë kohë për rigjenerua­r forcat. Në fillim të seancës trajneri Gega ka mbledhur lojtarët në mes të fushës stërvitore, zhvilloi një analizë të shkurtër në lidhje me gabimet e shfaqura ndaj Kastriotit, si dhe kërkesat për ndeshjen me Laçin. Fillimisht Gega ka sqaruar axhendën stërvitore për Laçin dhe më pas ka zhvilluar minianaliz­ën. Mësohet se trajneri u ka kërkuar lojtarëve të jenë më të angazhuar dhe të përqendrua­r, në mënyrë që të mos shfaqen gabimet e bëra me Kastriotin. Trajneri u ka kërkuar lojtarëve të shfrytëzoj­në rastin kur u jepet dhe të tregojnë veten sa herë që u jepet besimi për të luajtur. Ai ka kërkuar nga ekipi një angazhim maksimal ndaj Laçit, në mënyrë që të merret suksesi i radhës në shtëpi.

Zemërimi i Mensah- Pas analizës, stafit teknik i është dashur kohë që të sqarojë Emanuele Mensah, i cili në njëfarë mënyre kërkoi llogari për situatën e tij. Ganezi nuk është i kënaqur me minutat që po i jepen dhe ka kërkuar nga stafi arsyet pse nuk është titullar, pasi dëshiron që të luajë më shumë. Aq shumë kishin për të sqaruar palët, sa trajnerit Skënder Gega iu deshën rreth 20 minuta për të bindur Mensah rreth situatës së tij. Të pranishëm në këtë sqarim në mes të fushës ishin lojtari, trajneri Gega me ndihmësit e tij Mehmeti dhe Sakone, si dhe menaxheri i skuadrës, Amarildo Dajlani. Takimi më shumë ishte si një dialog mes Mensah dhe trajnerit, ndërsa pjesa tjetër e ekipit po kryente qarkullimi­n e topit në kuad-

rat. Në përfundim të seancës, trajneri Gega në lidhje me pretendime­t e ganezit për “Panorama Sport” u shpreh shkurtimis­ht: “Janë situata normale, pasi çdo lojtar pretendon të luajë sa më shumë. Dëgjuam kërkesat e tij dhe i sqaruam situatën duke ia argumentua­r

me fakte. E kemi thënë që në fillim, te Partizani luan kush është më në formë dhe vrapon si në stërvitje dhe lojë. Të gjithë kanë të njëjtin trajtim dhe kur t’u jepet besimi duhet ta shlyejnë për aq minuta sa janë në fushë”, u shpreh trajneri Gega, i cili më herët sqaroi edhe Gojkoviçin, i cili nuk bindi në besimin që iu dha ndaj Kastriotit. Kështu që Atanda ia merr menjëherë vendin boshnjakut.

Seanca- Pas terapisë që i bëri Gega në fushë, Mensah iu bashku grupit dhe u përgatit normalisht me ekipin. Përpos pakënaqësi­së së fillimit

të sulmuesit ganez gjithçka tjetër ishte normale, ku harmonia dhe humori ishin prezent te “demat”. Në pjesën e fundit stafi zhvilloi një minindeshj­e brenda grupit me fushë të kufizuar. Trajneri Gega i përzjeu lojtarët duke mos e përcaktuar formacioni­n. Sapo nisi ndeshja Eraldo Çinari shënon një eurogol që duartrokit­et nga të gjithë lojtarët. Seanca djeshme nisi me pretendime­t e Mensah, por edhe mbyllja pati lidhje me ganezin, pasi me supergolin që shënoi në fund trajneri Gega i ra bilbilit për përfundimi­n e përgatitje­ve.

 ?? FOTO: I. CARA ?? Skënder Gega duke i shpjeguar dje Mensahut se përse nuk luan rregullish­t dhe se në të ardhmen do të ketë hapësirat që dëshiron nëse do ta bindë në stërvitje
FOTO: I. CARA Skënder Gega duke i shpjeguar dje Mensahut se përse nuk luan rregullish­t dhe se në të ardhmen do të ketë hapësirat që dëshiron nëse do ta bindë në stërvitje
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania