Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, drejtori turk: S’kam marrë asnjë qindarkë

+Nu# #"m m"rrë "snjë ,ind"r#ë$ "#"demi" #" - drejtorë+

- ADMIR URUÇI

Drejtori sportiv i Vl laznisë, turku En gin Firat, ndodhet prej dy ditësh në Katar në një tur për nënshkrimi­n e marrëveshj­eve mes klubeve dhe akademive në shtetin e largët me klubin shkodran. Dhe pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es me akademinë e njohur "Aspire" në Doha dhe me klubin "Muaither Ilub", drejtori Firat ka shfrytëzua­r temperatur­at e larta në Katar duke u relaksuar në pishinë. Dhe një foto nga ky moment ka menduar që ta ndajë me miqtë e tij në "Facebook". Menjëherë disa portale dhe sportdashë­s në rrjetet sociale kanë nxituar për të hedhur dyshime në lidhje me vizitën e tij në Katar nëse po bëhet për punë apo për pushime. Madje, janë hedhur edhe dyshime se me paratë e kujt bëhet e gjithë kjo. Firat ven- dosi që të shpërthent­e në faqen e tij në "Facebook".

R - "Për lajmet e famshme dhe burimin e tij të famshëm. Nuk është e vërtetë: nuk kam marrë ende asnjë lek nga Vllaznia. Nuk është e vërtetë: kam paguar udhëtimet, hotelet dhe gjithçka nga xhepi im. Nuk është e vërtetë: e kam thënë edhe në konferencë­n time në gusht që unë udhëtoj shumë. Nuk është e vërtetë: nëse unë paguaj vetë, mund të ulem në mëngjes edhe në pishinë. Nuk është e vërtetë: jam përgjegjës për ekipin e Vllaznisë, pavarësish­t

se dua të bëj një projekt edhe për akademinë, pavarësish­t se nuk është puna ime. Akademia ka dy drejtorë. Nuk është e vërtetë: nëse drejtuesit e akademisë sonë duan të jenë në Doha, ata duhet të vijnë si unë, me shpenzimet e tyre. Nuk është e vërtetë: nuk jam për akademinë

këtu, synimi kryesor është të bashkëpuno­jmë me klubin Muaither dhe të ngremë marrëdhëni­et ndërkombët­are. Nuk është e vërtetë: ne kemi ndjekur ekipin U-1K dhe kemi ftuar lojtarë për stërvitje. Trajneri donte të vinin pas ndeshjes me Astanan që e

humbën me rezultatin P - F . Nuk është e vërtetë: nëse burimi juaj do të vinte të shihte ndeshjet e Vllaznisë, ai mund të më shihte mua. Nuk është e vërtetë: ky është 'Facebook'-u im dhe jo i Vllaznisë. Është e vërtetë: 1 P / 1 P ! , gënjeshtar­i perfekt", shkruan Firat.

 ??  ?? Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat gjatë vizitës së djeshme në Federatën e Futbollit të Katarit
Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat gjatë vizitës së djeshme në Federatën e Futbollit të Katarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania