Panorama Sport (Albania)

Dortmundi sakaton Bajernin, Kovaç: 7 pikë janë shumë

Rojs dhe Alkaser zhvlerësoj­në golat e Robert Levandovsk­it

-

Borusia e Dortmundit shkon në + 7 nga Bajerni i Mynihut pas fitores 3-2 në ndeshjen direkte të luajtur në "Signal Iduna Park". Verdhezinj­të arritën të kthenin rezultatin në pjesën e dytë me golat e Rojsit dhe Alkaserit. Levandovsk­i shënoi dy herë për Bajernin. Në fund, skuadra e Lusien Favresë mori një trepikësh të vlefshëm, duke thelluar distancën me rivalët direkt nga Mynihu.

PJESA E PARË - Bajerni nis mirë lojën duke sulmuar më shumë në portën e Borusias. Riberi dhe Gnabri janë shumë aktivë nga krahët, duke sjellë probleme në mbrojtjen e skuadrës verdhezi. Rojs ka rastin e parë të ndeshjes në minutën e 10-të, por Manuel Nojer është i vëmendshëm duke reaguar në kohë. Në të 17' është Riberi ai që ka mundësinë të kalojë në avantazh Bajernin, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me portën e mbrojtur nga portieri vendës. Goli i parë i takimit shënohet nga Bajerni, që në minutën e 26-të gjen rrjetën me anë të Robert Levandovsk­it, i cili pas një krosimi të Gnabrit shënon me kokë, duke dërguar topin në trekëndësh­in e majtë të portierit. Më pas është Riberi që mund të dyfishojë rezultatin, por është sërish portieri i Borusias që shpëton portën. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e Bajernit.

PJESA E DYTË - Ndeshja fillon menjëherë me një episod të dyshimtë në portën e Bajernit. Manuel Nojer pengon Rojsin në zonën e rreptësisë, duke shkaktuar penallti. Nga pamjet filmike duket se lojtari i Borusias më shumë ka simuluar, edhe pse duhet të kishim një ndërhyrje të VAR-it. Kapiteni i verdhezinj­ve merr përsipër të godasë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e barazimit. Por Bajerni kundërpërg­jigjet menjëherë në minutën e 52-të, ku sërish Robert Levandovsk­i shënon pas një topi të krosuar nga Kimish. 1-2 për Bajernin, që e sheh veten në avantazh. E menjëhersh­me vjen edhe përgjigjja e vendësve që kanë mundësinë më të mirë për të shënuar golin e barazimit me Rojsin. Por sulmuesi ndalet në vijën fatale nga Kimish. Më pas, është Alkaser ai që me portën e boshatisur heziton të godasë. Në minutën e 67-të vjen edhe goli i barazimit. Marko Rojs shënon me një goditje perfekte nga brenda zonës, duke mposhtur portierin Nojer. Borusia merr zemër dhe nuk ndal vrullin e saj. Pako Alkaser ngre në këmbë stadiumin "Signal Iduna Park", duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën e Dortmundit. Spanjolli del i vetëm përball Nojerit, duke e mposhtur atë me një goditje të zgjuar nga brenda zonës. Bajerni mundohet të kundërpërg­jigjet dhe në minutën e 94-t arrin të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Robert Levandovsk­it. Por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje. Nga pamjet filmike duket se sulmuesi polak është më i avancuar se mbrojtja vendëse. Dortmundi merr kështu një fitore shumë të çmuar përballë bavarezëve, të cilët humbasin terren në renditjen e Bundesligë­s.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania