Panorama Sport (Albania)

Mema: Ka tifozë që duan të humbim, një fitore na çliron

“ Luftëtari i fortë, por një fitore do të na çlironte ”

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema sulm on grupin e ti fozëve të Tiranës që zbritën në fushën e lojës dhe prishën fundin e ndeshjes me Kukësin. Sipas trajnerit të bardhebluv­e, këta tifozë që janë në minorancë, e duan Tiranën të dënuar, ose shkurt punojnë kundër saj. Mema preku edhe një herë të kaluarën si dhe pranoi se fitorja është problemi më i madh i skuadrës bardheblu.

Edhe pse drejtoni Tiranën prej katër takimesh, fitore nuk ka...

Më shumë se çdo javë prisja fitoren, sidomos në ndeshjen e fundit. Ekipi i ka pasur mundësitë për të fituar ndeshjet. Po presim në çdo ndeshje dhe e përgatisim çdo takim për ta fituar. Fitorja për mua është e shenjtë. Mënyra se si e përgatis lojën nuk është barazimi, që ta kem si kusht në vetvete për të arritur që ekipi të mos mundet. Kemi menduar gjithnjë për të punuar dhe për ta fituar ndeshjen. 4shtë gjë tjetër sesi shkon loja.

Është rival direkt Luftëtari?

Luftëtari është një rival direkt, pasi jemi me pikë ngjitur. Luftëtari është një ekip shumë i fortë dhe që di të luajë në fazën e sulmit, pra të sjellë probleme. Duhet të përgatitem­i mirë për këtë pjesë. Mendoj se kemi një mundësi për të pasur ekipin në ekuilibër dhe për ta fituar ndeshjen.

Është kalendari armiku juaj më i fortë?

Që kur kam ardhur te Tirana, të gjitha ndeshjet i kam zhvilluar jashtë dhe vetëm një takim e kam luajtur në shtëpi. Sërish vijoj me ndeshjet jashtë. Më pas do të vijnë ndeshjet e forta me Skënderbeu­n e Partizanin. Ka qenë një fazë e dytë shumë e fortë, ka pasur problemati­kat e veta, pasi ka tjetër specifikë për ta përgatitur ekipin kur luan në transfertë. Jemi përgatitur për këtë pjesë, pasi ndryshe përgatitet një ndeshje në transfertë.

Kanë ndikuar incidentet e pastakimit me Kukësit?

Më shumë ka ndikuar tek unë sesa te lojtarët. Jo se ata(lojtarët) nuk janë sensibël, sepse nuk ka futbollist që do të luajë pa tifozë, pasi do të ishte ndeshje pa tifozë. Një papërgjegj­shmëri e disa

personave aty sjellin dhe këto shqetësime njëra pas tjetrës. Nuk e di, por deri tani kam qenë pak i qetë dhe bashkëpunu­es dhe të negocioj me tifozët. Duhet të negociohet, por unë nuk kuptoj diçka. Vijnë tifozë dhe duan të rrihet Tirana, kjo më lë shumë pikëpyetje nga pas. Ata nuk janë tifozët e Tironës, që veprojnë në këtë formë. Tirana ka boll halle, por i duhet të mbajë mbi shpinë dhe këto 10 apo 20 persona që nuk i kuptoj. Pjesa e stjuartëve duhet ta bënin punën më mirë atë ditë, pasi nuk duhet t'i linin tifozët

të futeshin në fushë, sepse mund të kishin diçka me vete dhe të lëndonin dikë.

Pse, kishin synime? Nuk dihej me çfarë synimi u futën në fushë. Pas ndeshjes u kuptua se donin si e si që Tirana të dënohej. Kjo nuk është hiç e mirë dhe klubi duhet të marrë masat, po ashtu dhe Ministria e Brendshme dhe stjuartët.

Pse thoni që ka tifozë kundër Tiranës?

Nuk mund të futet tifozi pas ndeshjes dhe t'u thotë që të hiqni fanellën. Dikush dhe mund ta kishte goditur lojtarin. Për çfarë duhet të hysh? Dënimet në këtë rast janë 2 deri 4 javë. Po sikur të godasin lojtarin kundërshta­r dhe të fitojë kundërshta­ri ndeshjen në tavolinë? Për çfarë ta bëjmë punën gjatë javës ne. Ne nuk mund ta kuptojmë dot ndryshe.

Kur keni ardhur te Tirana, keni pasur punë atletikota­ktike apo psikologji­ke?

Kemi pasur punë të gjithanshm­e, sepse ditën e parë e kam gjetur ekipin të ngarkuar. Ndryshimi i trajnerit mund ta ketë sjellë këtë. Ai ka punuar shumë mirë te Tirana, por secili ka këndvështr­imin e vet se si i sheh gjërat në futboll. Aspekti psikologji­k ka qenë puna jonë kryesore gjatë gjithë kohës. Por edhe aspekti teknikotak­tik, sesi e shoh unë futbollin apo si do të manovroj, ka qenë një aspekt i punës.

Si është situata e dëmtimeve?

Turtulli është rikthyer në stërvitje, Blazhevski akoma jo. Sulmin e kemi të modifikuar, nuk kemi një pykë si Blazhevski. Që nga fillimi e kemi të modifikuar. Kërçiku po rikuperohe­t dhe them se pas pushimit do të jetë gati.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania