Panorama Sport (Albania)

Sot Siti-Junajtid, sprinterët kundër “breshkave”

"Ndeshje fantastike, na befasuan me kundërsulm­in"

-

Niko Kovaç do të kalojë një tjetër javë të vështirë në raport me presionin e shtypit, pavarësish­t se Bajerni i Mynihut luajti shumë mirë kundër rivalëve të Borusias së Dortmundit. Kroati ka në dispozicio­n 23 ndeshje për të rikuperuar 7 pikët që e ndajnë me skuadrën e Lusien Favresë dhe trajneri mbetet optimist nëse ekipi luan si ndaj Borusias. Por ai vlerëson lojën e skuadrës së tij dhe thotë se do ta kishte kënaqur edhe një barazim: "Luajtëm një ndeshje fantastike futbolli, por jo vetëm ne, por edhe Dortmundi gjithashtu. Ishte një lojë e hapur. Në pjesën e parë e kishim ne ndeshjen në dorë, në të dytën Dortmundi. Pas barazimit 11 ne provuam që të rikthehesh­im. Pastaj lejuam të na shënonin edhe dy herë të tjera përmes kundërsulm­it dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Dortmundi ka lojtarë shumë të shpejtë, të cilët shkojnë gjithnjë në thellësi. Dhe nëse ti nuk i ndjek, atëherë topi do të luhet vertikalis­ht. Duhet të kishim qëndruar më kompaktë. Në fund humbëm, pavarësish­t se në fund edhe barazimi do të kishte qenë një rezultat pozitiv. U mbyllëm shumë mirë në qendër në pjesën e parë, duke e spostuar kundërshta­rin në krahë. Në të dytën nuk patëm sukses dhe fatkeqësis­ht humbëm, edhe pse mund të kishim barazuar. Por me këtë paraqitje duhet të jemi të kënaqur. Ishte ndeshja jonë më e mirë që pas asaj me Shalken: ishte e gjallë, e luftuar dhe taktike, veçanërish­t në pjesën e parë. Prandaj ne duhet ta marrim këtë ndeshje si shembull për t'u përmirësua­r dhe bërë më shumë ndeshje si kjo në të ardhmen".

TITULLI - Në lidhje me klasifikim­in dhe diferencën jo të vogël që Bajernin e tij e ndan me rivalët, ish-trajneri i Aintrahtit të Frankfurti­t ka këtë përgjigje: "Shtatë pikë janë shumë, por në futboll gjithçka është e mundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania