Panorama Sport (Albania)

Kamza çorienton Kukësin, kaos për stadiumin

Klubi verilindor është i vendosur, por ka edhe një plan B

- SKERDILAID SULOZEQI

Kur nuk ke një stadi um ku të luash, natyrisht që duhet të parashikos­h edhe incidente të tilla. Ajo që po i ndodh Kukësit në orët e fundit është një situatë sa komike, aq edhe skandaloze për seriozitet­in e kampionati­t. Klubi verilindor, prej dy ditësh ka depozituar në FSHF një marrëveshj­e me Bashkinë e Kamzës, për të luajtur në stadiumin e kësaj të fundit ndeshjen ndaj Teutës, e parashikua­r për nesër në orën 14:00. Mirëpo, një reagim i presidenti­t të Kamzës, Naim Qarri, në mbrëmjen e së premtes, futi në një kaos të vërtetë situatën. Edhe në FSHF janë kapur të papërgatit­ur, paçka se nga klubi i Kukësit insistojnë se do të luajnë në stadiumin e Kamzës. "Nuk ka asnjë shans që Kukësi të zhvillojë ndeshjet në fushën tonë. U bëjmë thirrje drejtuesve kuksianë të gjejnë një tjetër stadium", - deklaronte Qarri. Dje "Panorama Sport" kontaktoi zyrtarisht në Bashkinë e Kamzës për të marrë një reagim në lidhje me çështjen e stadiumit. "Me lejen e kryebashki­akut Xhelal Mziu, klubi i Kukësit do të luajë të hënën në stadiumin e Kamzës", - konfirmoi zëdhënësi për shtyp në bashki, Artan Dervishi. Siç dihet, impianti është pronë e bashkisë, prandaj dhe vendos kjo e fundit. Mirëpo, mesa duket përplasjet mes presidenti­t të të Kamzës, Naim Qarri, si dhe kryebashki­akut Mziu, kanë bërë që të ketë

mendime ndryshe edhe për lënien me qira të stadiumit për Kukësin.

PLANI B - Në këtë mes është klubi verilindor ai që duhet të qartësojë situatën, pasi organizon ndeshjen. Deri dje, në sektorin e garave në FSHF mësohet se kanë qenë të paqartë për situatën, teksa

kanë urdhëruar klubin e Kukësit që të marrë masa të menjëhersh­me, duke iu shmangur ndonjë surprizë në momentet e fundit. Gazeta mëson se në rast të ndonjë problemati­ke dhe konfirmimi­t për moszhvilli­m të ndeshjes në Kamzë, atëherë plani B i Kukësit është stadiumi "Selman Stërmasi". Në këtë të fundit do të luhet sot PartizaniL­açi, por në FSHF kanë dhënë OK-in, që nëse bie poshtë pista e Kamzës, atëherë KukësiTeut­a të luhet të hënën në orën 14:00 në "Selman Stërmasi". Nëse ndodhte kështu, atëherë do të ishte rekord, pasi në gjashtë ditët e fundit në këtë stadium do të regjistroh­eshin katër ndeshje të zhvilluara. Përtej kësaj, te Kukësi po punojnë me idenë që takimi ndaj Teutës do të zhvillohet në Kamzë. Vetë presidenti Gjici ka qenë i angazhuar dje të zgjidhë këtë ngërç dhe ka marrë garancinë se s'do ketë ndryshim stadiumi. Megjithatë, çdo gjë mbetet për t'u parë sot, pasi sektori i garave në FSHF nuk konfirmont­e asgjë deri dje në mbrëmje. Kujtojmë që për javën e 11-të Kukësi luajti si pritës në Kamzë ndaj Flamurtari­t, duke humbur 12 dhe kjo kundër Teutës do të ishte takimi i dytë.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme
FOTO: F.Hazizllari
Çast nga stërvitja e djeshme FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania