Panorama Sport (Albania)

Asnjë fitore, Teuta sfidon ekipin që i është bërë “makth”

Durrsakët nuk kanë triumfuar asnjëherë në transfertë ndaj Kukësit

-

Katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit në kampionat kanë konfirmuar një Teutë ambicioze, që këtë sezon është e vendosur për të luajtur në Kupat e Europës. Trajneri Bledi Shkëmbi ka ditur t'i injektojë skuadrës mentalitet­in e tij, edhe pse vetëm një muaj më parë rezultatet nuk të bindnin. Që prej humbjes me Partizanin në kryeqytet, Teuta ka bërë një kthesë të menjëhersh­me dhe e veçanta është se në dy fitoret e fundit ia ka dalë me përmbysje. Durrsakët janë pa diskutim skuadra më në formë e momentit, teksa janë katapultua­r në vendin e katërt të klasifikim­it me vetëm një pikë më pak se Laçi i vendit të tretë. Ajo që mendohej utopike në fazën e parë është kthyer në pikën më të fortë të skuadrës, që po ruan një hap prej kampioni me ndeshjet e luajtura në transfertë. Mirëpo, në prag ka sfidën me Kukësin, sërish jashtë fushe. Përballë ka kundërshta­rin me bilancin ndoshta më të keq. Që prej ngjitjes në Superiore të Kukësit, durrsakët nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë në transfertë ndaj kësaj skuadre. Bëhet fjalë për gjashtë sezone radhazi, teksa verilindor­ët kanë qenë gjithnjë kockë e fortë për Teutën. Tashmë është momenti që skuadra e Bledi Shkëmbit të thyejë edhe këtë tabu, duke mposhtur Kukësin jashtë fushës. Në historinë e përballjev­e mes dy skuadrave, verilindor­ët kanë shënuar plot 51 gola në total në portën e Teutës, ndërsa durrsakët kanë realizuar vetëm 27 gola. Këtë sezon durrsakët kanë treguar që janë të aftë të thyejnë barrierat dhe të marrin fitoret në frymën e fundit. Stafin teknik e ngroh gjendja mjaft e mirë e grupit, aq më tepër e sulmit, ku Latif Amadu dhe Gerhard Progni kanë formuar një dyshe të frikshme. Anarildo Alia

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania