Panorama Sport (Albania)

Shënkolli i pandalshëm, bën tripletë ndaj Veleçikut

Lezhjanët në formë, vazhdon makthi për miqtë

-

Shënkolli nuk fal në shtëpi dhe dje ka mundur Veleçikun me rezultatin e pastër 3- 0. Një sfidë ku lezhjanët nuk e kanë diskutuar për asnjë moment suksesin. Nga ana tjetër, Veleçiku has shumë vështirësi në ndeshjet në transfertë. NDESHJA

Loja ka nisur mjaft e fortë nga të dyja skuadrat, pasi kërkuan golin shumë shpejt, por nuk ia dolën dot, pasi mbrojtjet respektive ishin në lartësinë e duhur. Të parët, që iu afruan rrezikshëm portës, ishin vendësit në të 6- ën minutë pas një sulmi nga Ujka që nisi në mesfushë, topin e kontrollon Përgjini, i cili futet rrezikshëm në zonën mike, por mbrojtësit ia dalin që topin ta kontrolloj­në para se të shkonte te porta. Në të 10- ën ishte David për Shënkollin që kontrollon një top, duke depërtuar brenda zonës mike dhe gjuan, por topi nuk i bindet duke kaluar mbi traun e Vjerdhës. Pas këtyre aksioneve ritmi i lojës bie. Në të 20- ën treshja Ujka, David dhe Përgjini kombinojnë rrezikshëm mes tyre, por pa mundur që ta finalizoni­n këtë aksion të bukur. Në të 30- ën ishte përsëri Shënkolli që sulmon rrezikshëm

portën mike, por pa mundur që ta kurorëzoni­n me sukses. Në të 33-ën, vendësit gjejnë golin e avantazhit. David gjen të zbuluar Përgjinin, ky i fundit nuk heziton, por sapo topi i afrohet kërcen me kokë mbi Vjerdhën, duke e dërguar në rrjetë dhe 10. Ndonëse shënkollas­it kaluan

në avantazh, luftojnë për golin e sigurisë, por nuk ia dalin që ta realizojnë deri afër fundit të fraksionit të parë kur në të 44ën dyshja Përgjini- David kombinojnë bukur mes tyre dhe është Përgjini ai që topit i jep goditjen e fundit drejt rrjetës, duke dyfishuar shifrat. Fraksioni

i dytë ishte më i mirë për Veleçikun, por furia e shënkollas­ve nuk i lejon që të shënojnë. Në të 47- ën ishte Plishta që gjuan nga larg, por jashtë kuadratit të mbrojtur nga Rinev Danaj. Në minutën e 85-të është David që shënon golin e tretë për vendësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania