Panorama Sport (Albania)

Orikumi surprizon Bylisin, ka akuza për gjyqtarin

Një penallti irriton vendësit, miqtë të pathyeshëm

- ERJON SALIU

Bylisi ka hedhur një hap fals në shtëpi, në një ndeshje të kontestuar shumë nga ballshiotë­t dhe tifozët e tyre për faktin se në minutën e 42të është dhënë një penallti për një pengim në zonë të Dhramit, por që më pas gjyqtari ka dhënë edhe karton të kuq për portierin Bytyçi, duke e lënë Bylisin me dhjetë lojtarë për më shumë se një pjesë loje. Ky moment i diskutuesh­ëm ka irrituar vendësit, të cilët kanë kontestuar gjyqtarin Bastari. Edhe pse udhëhiqte me rezultatin e pastër 2-0, vendësit nuk kanë arritur që ta ruajnë avantazhin dhe në fund kanë marrë një pikë.

NDESHJA - Bylisi e nis me gol dhe që në zbritjen e parë në portën mike shënon me Antonin, një nga lojtarët e spikatur në këtë sezon. Pas Antonit është Kofi që pas 12 minutave shënon golin e dytë. U duk sikur do të kishte goleadë nga ballshiotë­t, por duket se avantazhi i shpejtë ka ndikuar që Bylisi të bëjë më shumë qarkullim topi dhe të vazhdojë të shpërdoroj­ë 23 raste goli, ashtu si edhe ka

ndodhur në takimet e tjera të kësaj faze. Rasti i Antonit, por edhe i Kofit në pjesën e parë, natyrisht janë për t'u shqetësuar sepse ishin dy gola të sigurt. Por, në të 42-ën ndodh ajo që nuk pritej, duke prishur edhe ekuilibrat në fushë. Në një zbritje të miqve,

Dhrami pengohen në zonë nga Bytyçi. Gjyqtari jep penallti dhe karton të kuq për portierin, duke bërë që situata mos të jetë më normale në fushë dhe shkallët e stadiumit. Një penallti që edhe jepej, por kartoni i kuq ka vend për diskutim, duke bërë

që lojtarët dhe pankina të mos pajtohen me këtë vendim që prishi edhe ekuilibrat e lojtarëve në fushë. Gjuan Dhrami dhe shënon përballë Dramollit që është ndërrim i detyruar për Dovedan. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-1. Me startin e së dytës, Orikumi

ka një rast, por Xhelili dhe Nurçe nuk merrem vesh me njëri-tjetrin, Dramolli ndërhyn dhe pret. Por, Bylisi hidhet në sulm dhe kërkon golin e tretë dhe të sigurisë, ndërsa Orikumi rrezikon me kundërsulm­e. Në një kombinim mes Dhramit dhe

Kongjonit, ky i fundit shënon dhe barazon rezultatin në 22. Madje, orikasit bëhen edhe më të rrezikshëm me Gonzales që ka mundësi ideale të çojë shifrat në 2-3. Ka një rast të Bylisit, Zefi nxjerr Antonin që humbet një rast të mirë dhe përfundimi­sht 2-2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania