Panorama Sport (Albania)

Vllaznia nuk do "blofe", ndaj Ilirisë për të thelluar rekordin

-

Vllaznia kërkon "marshimin". Shkodranët nuk duan të ndalen as në ndeshjen përmbyllës­e të fazës së parë, pasi tentojnë që të thellojnë diferencat në Grupin A të Kategorisë Së Parë. Kur janë luajtur 8 javë, kuqeblutë njohin vetëm një barazim kundër Shënkollit, ndërsa në të gjitha ndeshjet e tjera kanë marrë maksimumin. Për të ruajtur ritmin, nuk kanë ndërmend t'a falin as Ilirinë. Edhe pse ndeshja luhet në transfertë, të besuarit e Hasan Likës i kanë marrë që të gjitha masat që ta kalojnë me sukses këtë 90-minutësh. Lojtarët janë stërvitur maksimalis­ht gjatë gjithë javës dhe janë besimplotë para këtij dueli. Kjo është kuptuar qartë edhe prej deklaratav­e të dhëna gjatë ditëve të fundit, duke filluar nga Lika, Zogaj, Sherri, por edhe numri dy i stolit, Elvin Beqiri. Edhe pse e pranojnë se rrugëtimi nuk është kurrsesi i lehtë në këtë kategori, janë më shumë se gati që të kalojnë çdo pengesë për t'u ngjitur në mesin e më të mirëve Vllazninë. "Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Iliria është një ekip i vështirë dhe kryesisht në fushën e vet. Por ne, si në çdo përballje do të kërkojmë që të marrim maksimumin e pikëve", kanë thënë në unison kuqeblutë. Në të njëjtën linjë lojtarët kanë qenë edhe gjatë analizës së zhvilluar prej trajnerit, ku kanë studiuar me pamje filmike kundërshta­rin. Ato janë të bindur se java e 9-të, do të siglojë të tetën fitore sezonale.

GRUPI - I gjithë ky optimizëm vjen edhe prej organikës. Stafi teknik do të ketë një grup më të plotë në ndeshjen që do të luhet të hënën në orën 14:00 në "Redi Maloku". Me përjashtim të qendërmbro­jtësit Renato Malota (i cili nuk arriti që të rikuperohe­j në kohë), por edhe Bardullës dhe Selimajt (që do të jenë edhe për pak javë jashtë fushave të blerta), Hasan Lika ka të gatshëm që të gjithë lojtarët e tjerë. Kjo është një shenjë pozitive për teknikun, pasi i jep mundësinë që të përzgjedhë më të mirët për formacioni­n. Vllaznia edhe sot do të kryejë seancën e fundit për përballjen me Ilirinë dhe më pas pritet që të zhvendoset në Fushë-Krujë, ku edhe do të grumbulloh­et. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania