Panorama Sport (Albania)

Dinamo cinike ndaj Burrelit, fiton në fund

As Plori s'u bën derman matjanëve, humbasin edhe në shtëpi

- DRITAN KURTI

Burreli bie edhe në "Liri Ballabani". Të besuarit e Elvis Plorit pas dy humbjeve radhazi në transferta, nuk ia kanë dalë as në shtëpi. Dje përballë kishin Dinamon, e cila u shfaq më shumë se cinike për të marrë një trepikësh të vyer dhe "blinduar" vendin e tretë. Performanc­a e vendësve duket si një "fotokopje" e sezonit të shkuar, ku e mbyllën gjysmën e kampionati­t në vendet e fundit të klasifikim­it.

NDESHJA - Ndonëse ishte një lojë e dominuar nga Burreli, ka mjaftuar një aksion i miqve për të "vulosur" rezultatin e krejt 90- minutëshit. Matjanët kanë gjetur edhe avantazhin në të 19- ën minutë me anë të Xhixhuas, por gjyqtari anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Supremacia e vendëseve vijon, kur në të 30-ën Levendi kërcënon portën mike, por pa gjetur kuadratin. Pjesa e parë mbyllet me këto dy raste dhe me Dinamon që ishte në hije. E dyta ka të njëjtën "panoramë", pra me matjanët që shohin përpara. Ishte e 55-ta minutë kur Xhixhua mund të gjente avantazhin. Kamerunasi shmang tre mbrojtës dinamovitë, godet fort, por grushton portieri i Laçit dhe i thotë "jo" një goli të sigurt. 20 minuta më vonë është sërish Xhixhua që mund të shënonte, por topi përfundon jashtë kuadratit. Në të 74-ën është Farruku, i cili godet fort në ballore, por portieri Laço tre-

gohet i vëmendshëm. Ligji i pashkruar i futbollit ndëshkon Burrelin: kur nuk shënon, do ta pësosh. Ishte e 83-ta minutë dhe Çeliku, pasi merr një pasim nga Markovanba­sten Çema, nuk ndalet dhe shënon golin e fitores. Miqtë dinë të mbrohen, por

edhe të trembin vendësit, duke zhvilluar gjysmëaksi­one edhe pse nuk arritën të godasin drejt portës së mbrojtur nga Selaci. Zëvendësim­et e bëra nga Plori nuk mundën të ndryshonin asgjë, duke mbyllur këtë ndeshje ashtu si dy javët e kaluara me humbje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania