Panorama Sport (Albania)

Higuain, nga problem i “Zonjës” në udhëheqës të armatës kuqezi

Sulmuesi është pika më e fortë e Milanit

-

Gjashtë trofe, 105 ndeshje dhe 55 gola nuk mjaftuan për të mbajtur Gonzalo Higuainin në Torino për të tretin sezon radhazi. Në verën e këtij viti, argjentina­si u "shkarkua" nga Juventusi dhe ndihmoi këtë të fundit të orkestront­e një mega- shkëmbim me Milanin, ku u përfshinë Leonardo Bonuçi dhe Matia Kaldara. Përveç zbarkimit të Ronaldos, në dy sezonet bardhezi ka pasur diçka që nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit dhe ka qenë pikërisht impakti i tij në ndeshjet europiane. Kjo përflitet të ketë qenë shkaku i prishjes së raportit të sulmuesit me "Zonjën", teksa edhe mosha (31 vjeç në dhjetor) nuk ishte në favor të argjentina­sit. Duke shtuar këtu edhe raportin në fushë me Ronaldon dhe për të investuar në blerjen e këtij të fundit, Gonzalo u shit te Milani, që përveç 18 milionë eurove për huazimin, në fund të sezonit duhet të derdhë në arkat bardhezi edhe 36 milionë euro për blerjen përfundimt­are të bomberit.

"DJALLI" - Formula e huazimit nuk e bindte fort Higuainin, i cili u josh më pas nga këmbëngulj­a e drejtuesve kuqezi. Besimi dhe përgjegjës­itë në klubin e ri ndikuan pozitivish­t te lojtari. Gatuzo i besoi frerët e sulmit dhe "Pipita" deri në këtë pikë të sezonit e ka shpërblyer me 7 gola në 12 prezenca mes Serisë A dhe Ligës së Europës. Argjentina­si ndërton manovrën ofensive dhe shërben për shokët, si në rastin e Kutrones kundër Olimpiakos­it. 1015 minuta aktivizim me një mesatare prej një goli në 145, e duke qenë se nuk ka shënuar në ndeshjen e fundit, Bonuçi me shokë duhet të ndihen disi të shqetësuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania