Panorama Sport (Albania)

Perez hap thesin për merkaton, gati 200 milionë € për Ikardin

I ofron një kontratë me 10 milionë euro pagë në vit

-

Me zëvendësim­in e trajnerit, Reali i Madridit ka programuar edhe mënyrën se si do të bëjë merkato në janar. “Grepat” janë hedhur sërish në Milano për kapitenin e Interit, Mauro Ikardi. Pas tentativës në merkaton e verës, “galaktikët” do të bëjnë një tjetër sulm për argjentina­sin. Sipas gazetës “Marca”, presidenti i Realit ka 200 milionë euro gati për t’i shpenzuar në janar dhe objektivi kryesor është sulmuesi i Interit. I ndjekur prej disa kohësh, argjentina­si duket se e ka kaluar provën dhe i ka bindur të gjithë drejtuesit e Realit, sidomos pas paraqitjev­e të mira në Ligën e Kampionëve, ku u ka shënuar skuadrave si Barcelona, Totenhem dhe PSV. Por t’ua “rrëmbejnë” zikaltërve, nuk do të jetë si një shëtitje. Madje e kundërta. Klauzola e shitjes së tij, e cila ishte 110 milionë euro dhe vlen vetëm për jashtë, për momentin nuk mund të aktivizohe­t. Baza minimale për nisjen e kësaj tratative janë bisedimet mes dy presidentë­ve. Nuk është e vështirë të kuptohet se Interi nuk ka ndërmend ta largojë kapitenin pa 150 milionë euro. Për Mauro Ikardin është gati një kontratë prej kampioni: më shumë se 10 milionë euro në vit. Të paktën

kjo është ajo që Reali i ofroi disa muaj më parë dhe këtë herë shifrat janë rritur. Por dëshira e Ikardit është për të qëndruar tek Interi dhe për të bërë histori në këtë skuadër, por kërkon që të konsideroh­et nga zikaltrit si një kampion edhe në aspektin e kontratës. Ai pret një rinovim me

përmirësim të pagës së tij, sepse për momentin merr “vetëm” 4.5 milionë euro. Dhe tentativa e Perezit në këto momente do të shërbejë për të kërkuar rritje rroge te Stiven Zhang. Tani është në dorën e Interit që të plotësojë kushtet e kapitenit në mënyrë që ta kënaqë, që ai dhe

agjentja e tij Vanda Nara t’i kthejnë përgjigje negative Realit. Merkatoja e dimrit pritet të jetë e nxehtë në aksin Madrid-Milano, edhe për faktin se zikaltrit mund të bëjnë një tjetër sulm për të transferua­r mesfushori­n kroat Luka Modriç, i cili është objektivi numër një i Auzilios.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania