Panorama Sport (Albania)

Rojs: Luajtëm një ndeshje të madhe

-

Marko Rojs ishte pa dyshim lojtari më i mirë për skuadrën e Borusias në ndeshjen e djeshme ndaj Bajernit. Kapiteni i verdhezinj­ve ishte autori i dy golave, që në të dyja rastet shërbyen për të barazuar rezultatin. Rojs mposhti Nojerin nga pika e penalltisë në golin e parë dhe më pas në të dytin, duke goditur nga një pozicion shumë të vështirë. Pas ndeshjes ai u shpreh se ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, që vazhdon të kryesojë kampionati­n gjerman. "Në pjesën e parë nuk hymë siç duhet të lojën tonë. Bajerni na bëri shumë presion. Në pjesën e dytë kishim më shumë besim te vetja duke sulmuar në portën e kundërshta­rit. Ishte një ndeshje spektakola­re",u shpreh lojtari, që më pas flet edhe për rolin e tij në skuadrën e Borusias. "Jemi një skuadër ku të gjithë mundohen të japin kontributi­n e tyre. Personalis­ht jam shumë i kënaqur, edhe pse humba dy raste të mira për shënim. Por skuadra zhvilloi një ndeshje të madhe përballë një kundërshta­ri shumë të fortë. Trajneri ka meritën e tij në këtë fitore, por lojtarët janë ata që luajnë në fushë duke zbatuar me përpikëri udhëzimet e tij. Ky men-

doj që është edhe avantazhi ynë". RENDITJA

"Kjo diferencë pikësh nuk do të thotë asgjë. Është mirë të kesh një avantazh pikësh, por Bajerni është shumë i fortë. Është ende shumë herët për të folur për titullin kampion. Ka edhe skuadra të tjera si

Gladbahu që nuk flenë gjumë",- u shpreh Rojs. Kapiteni i verdhezinj­ve është një garanci për skuadrën e Lusien Favresë, që në 11 ndeshje të kampionati­t nuk ka humbur ende një takim, duke qenë skuadra e vetme që nuk pëson humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania