Panorama Sport (Albania)

Mirdita thyen Tiranën dhe merr kryesimin

-

Mirdita mposhti dje Tiranën dhe rrëmbeu kreun e klasifikim­it, duke i zbritur vajzat kryeqyteta­se në vendin e dytë dhe duke u shkaktuar humbjen e parë sezonale. Në ndeshjen e zhvilluar në sallën 1 në “Asllan Rusi”, mirditoret u treguan më të sakta në lojë dhe ia dolën të merrnin një fitore me shumë vlera me rezultatin 3-1. Sfida ishte me shumë rivalitet ku vetëm në setin e parë (25-16) pati një diferencë të madhe pikësh në favor të Mirditës, ndërkohë në setet e tjera diferencat ishin shumë të ngushta (26-24). Për Mirditën seti i dytë, (25-22) për Tiranën i treti, dhe (25-21) sërish për mirditoret i katërti, që e fitojnë të gjithë sfidën 3-1. BARLETI - SKËNDERBEU. Skuadra e Hasan Gurabardhi­t regjistroi fitoren e radhës në kampionat, duke mposhtur pa vështirësi Skënderbeu­n me rezultatin e pastër 3- 0, në një sfidë që zgjati vetëm 54 minuta. Barleti u fut furishëm në parket dhe i tregoi dhëmbët që në setin e parë, duke e fituar atë me një rezultat të frikshëm 25-6. Në setin e dytë Skënderbeu e përmirëson lojën, por jo aq sa për ta vënë në vështirësi skuadrën kryeqyteta­se që edhe në këtë set fiton 25-15. Seti i tretë është disi më i ekuilibrua­r, por janë sërish vajzat e Barletit ato që triumfojnë 25-18.

PARTIZANI - LUSHNJA. Partizani triumfoi përballë Lushnjës me rezultatin 3-0. Ekipi i drejtuar nga Roland Tarja e dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke mos e vënë në diskutim rezultatin në asnjë moment. Skuadra mike e kishte të pamundur t’i përgjigjej ritmit të lojës së vajzave kryeqyteta­se. 2513, 25-17 dhe 25-18 përfunduan setet në favor të kampioneve të Shqipërisë.

VLLAZNIA – TEUTA. Vajzat shkodrane arrijnë të marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur me shifrat 3-1 Teutën, në një ndeshje të dominuar prej tyre. Seti i parë u mbyll 25-15 për vendëset, të cilët zhvilluan një lojë më të mirë se Teuta. Miket fitojnë setin e dytë, ndërkohë Vllaznia fiton të tretin dhe të katërtin. A.Lleshaj/S.Nikshiqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania