Panorama Sport (Albania)

Kastrioti feston pas tre muajsh, Kamza në krizë

Roxher dhe Henri shkëlqejnë, kryeqyteta­sit bien “nokaut”

- OLSI TUJANI

Javë e ngarkuar dhe rival ja direkte i jep goditjen e “nokautit”. Kamza nuk mund të përjetojë më keq sesa kjo periudhë. Skuadra nga periferia e kryeqyteti­t shkoi thuajse e dorëzuar në transfertë­n ndaj Kastriotit, teksa pas shkarkimit të trajnerit Duro e la ekipin pa një kryetrajne­r. Në pankinë u ul Vashaku, përgatitës­i i portierëve, i cili do të ndihmohej nga kapiteni Plaku. Mirëpo, përballë ishte Kastrioti i drejtuar nga Nica, që ia doli të marrë fitoren e parë në shtëpi. Pas disa ndeshjeve pozitive, me lojë dhe raste, dje u shpërblyen me maksimumin ndaj kryeqyteta­sve. Një autogol, Henri e Zhunior siguruan tri pikë të arta për Kastriotin që tanimë nis të shpresojë pasi ngjitet në kuotën e shtatë pikëve, vetëm një më pak sesa Kamza dhe tre më pak sesa Tirana.

Pjesa e parë - Nis mrekullish­t mirë për Kastriotin. Në të katërtën minutë, një tentativë e Arrabal për të larguar rrezikun, por sfera i drejtohet portës fuqishëm dhe përfundon në rrjetë. Një gol që u jep moral vendësve dhe rrit tensionin te Kamza. Nuk kalojnë shumë minuta dhe vendësit konkretizo­jnë një aksion model. Sulm nga e djathta me Husein dhe Henri që kombinojnë mes tyre, del ky i fundit në pozicion të prirët brenda zonës që godet dhe shënon, 2-0. Kamza nuk ka mundësi të reagojë, teksa për Vashakun është dashur të bëjë edhe zëvendësim­in e detyruar të Idrizajt me Turhanin. Kastrioti ka marrë masat. Për kapitenin Plaku, Domgjoni i bëhet “pullë poste” duke e markuar rreptësish­t. Jo vetëm kaq, por mbrojtësi, pasi bën rolin e shkatërrue­sit, del herë pas here në sulm me gjuajtje drejt kuadratit apo edhe me goditje me kokë në goditjet standarde. Një tentativë e Plakut në të 33-ën përfundon thjesht me një duel të fituar të Çelës, ndërkohë që kamzalinjt­ë mjaftohen vetëm me pretendimi­n për 11-metërsh.

Pjesa e dytë - Rezultati i jep qetësinë Kastriotit dhe mundësinë për të luajtur i tërhequr dhe në pritje. Kamza merr zotërimin e topit dhe qarkullon, por e ka të vështirë të çajë prapavijën ne vendësve. Disa tentativa me Malajn që duket i vetëm në organizimi­n e çdo aksioni, teksa nuk gjen në asnjë moment mbështetje­n e duhur me lëvizje nga lojtarët ofensivë. Ka minuta edhe për Peçin në vend të Mehmetit,

ashtu si edhe ndihmëstra­jneri Plaku i lë vend Martinenës, por asgjë. Në të 68-ën, Kastrioti shfrytëzon presionin ndaj Turhanit që humbet një top dhe Zhunior niset drejt zonës, driblon dhe kalibron të majtën në pozicion diagonal për të shënuar golin e tretë. Festë për

fitoren e parë në drejtimin e Nicës dhe të parën në shtëpinë e improvizua­r në Fushë- Krujë në Kategorinë Superiore. Shtatë pikë për Kastriotin, vetëm një më pak se Kamza dhe lojërat e mira në vazhdimësi janë vërtet sinjale shprese.

 ??  ?? Festa e lojtarëve të Kastriotit në golat e shënuar ndaj Kamzës
Festa e lojtarëve të Kastriotit në golat e shënuar ndaj Kamzës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania