Panorama Sport (Albania)

“Adrenalina në majë pas golit, nuk më shqetëson Partizani”

“I ndërrojmë sërish vendet, edhe Kukësi është në garë”

- LLAZI SARO

Dejvi Bregu është në “qiellin e shtatë”. Tjetër gol vendimtar me ngjyrat e Skënderbeu­t, por këtë herë duket se emocionet që ka marrë janë shumë herë më të mëdha. Edhe pse përballë kishte Flamurtari­n, sulmuesi i krahut ndien se ka bërë veçse detyrën, ndaj edhe festa ishte legjitime. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport” pas kësaj ndeshjeje, 23-vjeçari rrëfen se adrenalina pasi dërgoi topin në rrjetë në të 89- ën minutë ka kapur majat. Vendi i dytë nuk e shqetëson dhe aq më pak Partizani që vazhdon të fitojë dhe ruajë kreun e renditjes. Ka luajtur me injeksione, megjithatë vlonjati thekson se për këtë ekip ia vlen çdo sakrificë.

Shënuat vetëm një minutë para fundit, a shijojnë më shumë kështu fitoret?

Një ndeshje e tillë, përballë një kundërshta­ri të fortë, është gjithmonë e bukur dhe sidomos kur e fiton. Trepikësha­t shijojnë të gjitha në maksimum, por kur vjen në fund ka tjetër emocionet. Gjithçka bëhet më e bukur, pasi edhe festa është më e madhe edhe prej tifozëve. Gëzimi i tyre është në maksimum dhe kjo të jep më shumë adrenalinë.

Një vlonjat që i shënon Flamurtari­t dhe në fund ka festë...

Goli është gjithmonë një ndjesi shumë e bukur dhe emocionet janë në majë. Sidomos kur është përcaktues për rezultatin final të takimit. Unë kam bërë detyrën time, duke i dhënë ekipit tri pikët dhe duke e rikthyer te fitorja. Për mua është e rëndësishm­e që shënova dhe nuk ka rëndësi se ndaj kujt kam shënuar. Jam profesioni­st dhe jap më të mirën për ekipin tim.

Bregu, keni sakrifikua­r në maksimum në këtë ndeshje. Ishit i dëmtuar apo ishte thjesht një “rreng”?

Për këtë ekip ia vlen të sakrifikos­h. Mendoj se kam bërë atë që më është kërkuar dhe kam dhënë më të mirën. E vërteta qëndron se kisha një dëmtim në gishtin e këmbës dhe dhimbjet të gjithë i dimë. Por, falënderoj stafin mjekësor që bëri maksimumin që të rikuperont­e në dhe unë të isha i pranishëm në fushë për këtë 90- minutësh tejet të rëndësishë­m. Në disa momente çdo lojtar duhet të

sakrifikoj­ë, pasi në fund të fundit ne jemi një familje e madhe.

Ekipi vuajti në fillim, por më pas u ngrit në lojë dhe fitoi ndeshjen. Çfarë ndryshoi te ju?

Besoj se të gjithë kemi dhënë maksimumin, sidomos pas pjesës së parë. Kemi sakrifikua­r shumë për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje. Është e vërtetë që nuk e nisëm mirë dhe Flamurtari na vuri në vështirësi, por me kalimin e minutave ndryshuam mënyrën e interpreti­mit të lojës dhe arritëm të merrnim fitoren që për ne

vlen shumë.

Partizani nuk po ndalet, a ju shqetëson ecuria e rivalit tuaj direkt në luftën për titull?

Jo, nuk shqetësohe­mi aspak. Kampionati është shumë i gjatë dhe është normale që do të ketë ndërrim vendesh mes ekipeve. Unë jam i bindur se do të jetë një garë e fortë deri në fund. Pastaj, nuk jemi vetëm ne në garë për titullin, por edhe disa ekipe të tjera, ku hyn edhe Kukësi. Por ne duhet të shohim vetëm përpara dhe të jemi të përqendrua­r te kampionati ynë dhe ndeshjet tona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania