Panorama Sport (Albania)

Rojs super, Lëv: Gjermania do bëjë kthesën

“Kemi potenciali­n për të bërë mirë në të ardhmen”

-

Të shtunën trajneri Lëv ishte i pran ishëm në tribunën e “Signal Iduna Park” për të parë supersfidë­n midis Borusias së Dortmudit dhe Bajernit të Mynihut. Tekniku i kombëtares gjermane shijoi fitoren e verdhezinj­ve, të cilët në pjesën e dytë treguan potenciali­n e tyre. Marko Rojs ishte lojtari më i mirë për vendësit, duke shënuar një dopietë, një sinjal i mirë ky për Lëv që mund t’i besojë atij një vend te “pancerat”. Lëv foli vetëm dy ditë më pas për ndeshjen dhe objektivat e skuadrës së Gjermanisë në këto dy ndeshjet ndaj Rusisë dhe Holandës.

Si ju duk perfomanca e Marko Rojs ndaj Bajernit?

Marko luan shumë mirë në atë pozicion, prapa sulmuesit kryesor. Aty ai mund të shprehë të gjithë potenciali­n e tij. Në atë formë do të doja ta kisha parë gjithë këto kohë. Me kualitetin që ka, do të jetë një armë më shumë e kombëtares. Atij i nevojitet pak hapësirë dhe vazhdimësi.

Po lojtarët e tjerë si janë paraqitur, me aq sa mund t’i keni vëzhguar?

Lojtarë si Rojs, Uth, Verner, Sane dhe Gnabri më kanë lënë një shije të mirë. Kur ata shënojnë, kanë më shumë vetëbesim. Timo Verner po kalon një moment shumë të mirë, gjithashtu edhe Uth. Por, ky i fundit është dëmtuar në ndeshjen e fundit dhe fatkeqësis­ht nuk do të luajë në këto dy ndeshje.

Çfarë prisni në dy ndeshjet e fundit të këtij viti?

E dimë që këtë vit nuk kemi luajtur një futboll të bukur dhe rezultatet kanë qenë shumë negative. Duam ta mbyllim këtë vit të zi me një sukses. Në Ligën e Kombeve nuk kemi më gjë në dorë. Por, kualifikue­set e Europianit janë shumë të rëndësishm­e dhe fatmirësis­ht kemi një vit kohë për t’u përgatitur. Do të mundohemi të përmirësoh­emi dhe të nxjerrim sa më shumë lojtarë të rinj që do të luajnë me kombëtaren. Ndeshja me Francën ishte një sinjal pozitiv dhe tregoi edhe njëherë se sa potencial ka skuadra. Por, skuadra do pak kohë, kjo gjë nuk funksionon me një të shtypur butoni. Për më tepër në kombëtare ku kontakti me lojtarët është i paktë. Ky është një rroçes që kërkon kohë.

Në listën e të grumbullua­rve nuk ka asnjë debutues, përse?

Ka shumë lojtarë të rinj në skuadër. Këtyre lojtarëve duam t’u japim më shumë hapësirë për të treguar veten. Jam gjithmonë në kontakt me Shtefan Shtrunc dhe Markus Sorg, trajnerë të skuadrave të moshave. Shohim me kujdes zhvillimin e tyre dhe nëse janë gati për të luajtur apo jo. Nëse një lojtarë qëndron në stol te ne, duhet të luajë në skuadrën e U-21? Këtë e vendosim bashkë me asistentët e mi.

Çfarë ju bën optimist për Europianin e ardhshëm?

Potenciali i lojtarëve të rinj,

të cilët edhe pse nuk janë ende në nivelin e duhur, punojnë për të ecur përpara. Por, këta lojtarë duan orientimin e duhur. Këtë duhet ta bëjnë lojtarët e vjetër. Ndaj duhet të funksionoj­ë miksimi në skuadër. Ky bashkim do të na rikthejë sërish te suksesi.

Kualifikue­set do të na japin siguri dhe eksperienc­ë për të zhvilluar një Europian të mirë. Sigurisht që nuk do të mungojnë disfatat në disa ndeshje, por e rëndësishm­e është që do të luajmë futboll të bukur, ashtu siç bëmë në Paris ndaj Francës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania