Panorama Sport (Albania)

Teuta tremb Kukësin, polemika për një gol

Durrsakët barazojnë dhe konfirmohe­n forca e tretë, Gjici: Fitoren na i mohoi arbitri

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi-Teuta prodhon dy gola, por jo tues. Ndeshja që mbylli javën e 13-të të Kategorisë Superiore kon rmoi momentin e mirë të durrsakëve dhe oshilacion­et e nënkampion­ëve në fuqi, të cilët nuk po gjejnë ende stabilitet në rezultate. Barazimi 1-1 kënaqi më tepër durrsakët, që në fakt shënuan të parët me Kamara ...

Kukësi- Teuta prod hon dy gola, por jo fitues. Ndeshja që mbylli javën e 13-të të Kategorisë Superiore konfirmoi momentin e mirë të durrsakëve dhe oshilacion­et e nënkampion­ëve në fuqi, të cilët nuk po gjejnë ende stabilitet në rezultate. Barazimi 1-1 kënaqi më tepër durrsakët, që në fakt shënuan të parët me Kamara dhe mund ta kishin administru­ar më mirë lojën. Kukësi i largohet gjithnjë e më shumë kreut, teksa pas 13 javëve kampionat e shikon veten në vendin e pestë me plot 10 pikë më pak se Partizani kryesues. Skuadra e Bledi Shkëmbit u ngjit në vendin e tretë pas këtij barazimi, teksa edhe një herë tregoi se nuk është rastësi ecuria brilante e gjashtë ndeshjeve të fundit. As zhbllokimi i Arturo Rexhinaldo­s pas 6 ndeshjeve pa shënuar nuk i mjaftoi ekipit të Armando Cungut për t’u rikthyer te tri pikët. Duket se problemati­ka e stadiumit po ndikon gjithnjë e më tepër te veriorët, që po luajnë sa në Elbasan, Shkodër, Kamzë dhe dje në “Selman Stërmasi”. Edhe hyrja e lirë e tifozëve nuk dha asnjë efekt.

PJESA E PARË

Skuadrat e nisën me mungesa të rëndësishm­e në formacion, me Kukësin që nuk kishte lojtarin më në formë, Melo, për shkak kartonësh, ndërsa po për të njëjtën arsye, durrsakët kishin humbur shërbimet e qendërmbro­jtësit Ditmar Bicaj. Fillimi i lojës është më i mirë për durrsakët, të cilët janë më agresivë dhe mundohen të marrin mesfushën. Gjithsesi, loja ekuilibroh­et ndjeshëm pas 10 minutave, teksa Shkodra dhe Shafik mundohen të nxjerrin përpara Kukësin. Shameti dhe Dzaria kanë raste të mira për të shënuar, por mungon shënjestra. Teuta humbet edhe shërbimet e Latif, që del nga fusha i dëmtuar. Por, si për ironi menjëherë pas largimit të ganezit, është Teuta që ndëshkon Kukësin. I sapofuturi Vecaj gjuan nga një goditje dënimi dhe pas devijimit të topit është Kamara që përfiton. Kukësi mundohet të reagojë direkt dhe arrin të dërgojë topin në rrjetë, por goli i Rexhinaldo­s anulohet. Skuadrat shkojnë në dhomat me zhveshjes me fitoren e Teutës.

PJESA E DYTË

Pas pushimit është një Kukës më i karikuar. Nuk kalojnë as 5 minuta dhe Rexhinaldo gjen golin e barazimit

pas një zhytje të bukur me kokë brenda zonës. Loja bëhet më e bukur, me Teutën që has shumë vështirësi dhe Rexhinaldo për pak i ndëshkon sërish. Cungu bën tri lëvizje të shpejta, duke hedhur në fushë fillimisht Qaqin, e më pas Çyrbjen dhe Kalanë. Por,

rastet para portës durrsake mungojnë. Madje, momentin më të mirë për të shënuar e krijon Teuta me Shkallën, që nuk arrin të gjejë golin edhe pse pesë metër larg portës. Përpjekjet e Kukësit në fund janë të dëshpëruar­a dhe gjithçka mbyllet me shifrat 1-1.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Çast nga goli i parë i Kamara Fotot: F. Hazizllari
Çast nga goli i parë i Kamara Fotot: F. Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania