Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Barazimi nuk është keq

-

Bledi Shkëmbi është i kënaqur edhe me një pikë ndaj Kukësit, edhe pse sipas tij skuadra mund ta kishte menaxhuar më mirë golin e avantazhit. Në bisedën pas ndeshjes për “SuperSport” ai analizoi barazimin.

Pas një pjese të parë shumë të mirë, më pas vutë në pikëpyetje edhe barazimin....?

Është edhe meritë e kundërshta­rit që na vuri në presion. Patjetër kërkuam që edhe pjesën e dytë ta fillonim si pjesën e parë. Nuk arritëm ta bënim. Ndonjëherë i kuptoj futbollist­ët. Rezultati 1-0 i bëri të ndihen më shumë seç duhen të sigurt mbrapa. Pastaj, për fat të keq e pësuam. Megjithatë, ndaj Kukësit që është pretendent për titull, nuk është rezultat i keq barazimi.

Dëmtimi i Latif a ju penalizoi për vazhdimësi­në e lojës?

Nuk mendoj se na penalizoi. Të gjithë futbollist­ët stërviten për të luajtur. Duam që të rikthehet sa më shpejt Latifi, na vjen keq për të.

A është e përgatitur skuadra që të hyjë me mendimin e qartë për ta fituar ndeshjen edhe ndaj ekipeve si Kukësi?

Mendoj që Teuta është gjithmonë e përgatitur për të fituar ndeshjet. Ndaj Kukësit, Skënderbeu­t, Partizanit apo kujtdo. Se sa e arrijmë këtë, e shikojmë pas ndeshjes dhe e diskutojmë.

Administri­mi i rezultatit në pjesën e dytë, ku çaluat? Po, duhet ta administro­nim më mirë rezultatin. Kemi disa futbollist­ë të rinj, jo me eksperienc­ën e duhur. Unë jam çdo ditë aty dhe i di problemet. Në fund të kësaj ndeshjeje, gjithsesi jam i kënaqur me futbollist­ët dhe lojën e bërë. Pas shënimit të golit u tërhoqëm më shumë seç duhet, por ka disa lojtarë që duhet të marrin pak më shumë përsipër ose të sillen ndryshe kur e kemi ne topin në këmbë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania