Panorama Sport (Albania)

Cungu: Gabuam në momentin më të mirë

-

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, foli me tone të ashpra pas ndeshjes, teksa nuk kurseu as arbitrimin, pasi sipas tij i kanë mohuar ekipit një gol të rregullt. “Goli i anuluar në pjesën e parë ishte krejtësish­t i rregullt. Rexhinaldo është në linjë me mbrojtësin, për të mos thënë që mbrojtësi është më i avancuar. Kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe të panumërta që goli ka qenë i rregullt. Këtë e dinë arbitrit e lojës dhe anësori. Janë dy gjëra të kundërta që të anulohet një gol dhe të anulohet një mundësi për gol”, deklaroi Cungu fillimisht për “SuperSport”. I pyetur për barazimin dhe lojën që zhvilloi skuadra, trajneri shkodran i Kukësit u shpreh: “Mungesa e lojtarëve në poste të caktuara ndikon. Kemi të paktën 3 lojtarë në mesin e fushës me dëmtime. Është një faktor për mendimin tim, por faktor psikologji­k. Si me Flamurtari­n ashtu dhe me Tiranën, ekipi kishte hyrë për ta fituar ndeshjen. Presioni i rezultatit është i pashmangsh­ëm për sa u përket lojtarëve. Shikohet njëfarë tensioni në fushë dhe pankinë. Në këtë situatë duhet të guxoj dhe të kaloj në një aventurë. Mendoj se gabuam në momentet më të mira tonat”.

SITUATA - I pyetur nëse ky Kukës ka nevojë për lojtarë të tjerë në janar, Cungu dha këtë përgjigje: “Çdo trajner ka dëshirë të ketë lojtarë me kualitet dhe ka vend për përmirësim. Dëshirat janë të mëdha, sa më shumë të jenë lojtarët cilësorë, aq më mirë do jetë. Kukësi luan futboll dhe kjo më ngroh. Ekipi ka gjendje të mirë fizike, me përjashtim të individëve të caktuar. Problem është mënyra sesi i pësojmë golat, si dhe vuajtja për të shënuar. Kjo natyrshëm që është e metë e jona. Djemtë përmirësoh­en nga dita në ditë. Kampionati ecën dhe nuk është koha për të pritur Kukësin të bëjë përmirësim­e galoponte”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania