Panorama Sport (Albania)

Shameti rrëfen vuajtjet: Kam 10 javë që luaj i dëmtuar

-

Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, tregoi pas ndeshjes se prej 10 javësh po sakrifikon duke luajtur jo i riaftësuar plotësisht pas dëmtimit që pësoi në gju. Në bisedën për “SuperSport” pas ndeshjes, ai foli edhe për atë që i mungon këtij Kukësi për të qenë më afër kreut. “Në ndeshjen e sotme (djeshme) mendoj se vetëm 10 minuta ka luajtur Teuta, duke qarkulluar topin. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Me rastet që na u dhanë nuk duhet të kishim dalë vetëm me 1 pikë. Është neglizhenc­ë e gjithë grupit. Kundërshta­ri të vjen një herë në portë, shënon një gol dhe merr pikë. Duhet ta kishim fituar ndeshjen pas dy rezultatev­e negative”, theksoi Shameti, për të folur më pas rreth problemeve që ka pasur. “Kam nja 10 javë që po luaj në këtë mënyrë. Këto janë gjëra të vogla me ato çfarë dua të bëj në fushën e lojës. Kur futem në fushë, nuk mendoj më për dëmtimet. Na mungojnë dy lojtarë të rëndësishë­m si Musolli dhe Rrumbullak­u. Ne duhet të bëjmë maksimumin, të kemi një marsh më tepër dhe të marrim tri pikët. Rivalët po shkëputen dhe sigurisht do jetë e vështirë vazhdimësi­a e kampionati­t”, deklaroi qendërmbro­jtësi gjirokastr­it. Sa i përket ndryshimit të stadiumeve nga java në javë dhe ndikimit në objektivin titull, Shameti u shpreh: “Presidenti ka të drejtë të nxjerrë objektivat e veta. Kukësi gjithnjë është nisur për kampion çdo sezon. E kemi marrë këtë gjë përsipër edhe këtë kampionat, pavarësish­t se është e vështirë që ekipi të dalë kampion pa stadium. Këto ndeshje si ndaj Teutës duhen fituar. Duhet të minimizojm­ë gabimet ndaj rivalëve direkt për Europë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira, por duhen pikët”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania