Panorama Sport (Albania)

Rama: Ja ku po e zhvillon merkaton Partizani

-

Ndeshja përmbyllës­e e javës së 13-të të Superiores, Kukësi-Teuta, e zhvilluar dje në “Selman Stërmasi”, më shumë ngjalli interesimi­n e drejtuesve dhe stafeve të klubeve të ndryshme të futbollist sesa të tifozëve. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama, i cili pas ndeshjes në një prononcim për televizion “Telesport” ka treguar arsyen pse ndodhej në stadium, merkaton e Partizanit, që sipas tij është e përqendrua­r në Maqedoni dhe Kosovë. Rama ka pohuar se garën e titullit nuk e kanë vetëm me Skënderbeu­n, por ajo që e shqetëson drejtorin e të kuqve është mbingarkes­a e “Selman Stërmasit”, ku luajnë ndeshjet brenda.

MERKATO- “Isha në stadium, pasi kam theksuar se ndeshjet duhet të kenë sa më shumë njerëz. Ishte një sfidë e rivalëve tanë në Tiranë dhe erdhëm të shihnim. Isha së bashku me trajnerin Gega dhe ky i fundit i studioi më shumë në aspektin teknik. Merkato? Nuk ishte ky rasti për merkato. Ne kemi objektivat tanë që po i ndjekim me kujdes. Kemi skautët tanë që po i monitorjnë ndeshje pas ndeshjeje dhe në Maqedoni dhe Kosovë. Do të shohim lojtarë me përvojë dhe elementë të rinj. Po punojmë”, u shpreh fillimisht drejtori i Partizanit.

GARA E TITULLIT- “Nuk ka luftë vetëm mes Skënderbeu­t dhe Partizanit. Kampionati është shumë i fortë, ka shumë javë. Një humbje mund të të fusë në një moment të keq. Ekipet janë aty-aty. Superiorja është e vështirë. Kemi për të luajtur më shumë se gjysmën e sezonit, prandaj nuk duhet të flasim para kohës”.

FLAMURTARI DHE TIRANA“Dua të theksoj se ky kampionat nuk ka ndeshje të lehta. E provuam ndaj Kastriotit në Fushë-

Krujë se sa shumë vuajtëm, sigurisht dhe ndaj Laçit. Kurbinasit janë një ekip shumë kompakt. Takimi ndaj Flamurtari­t është shumë i fortë. Vlonjatët kanë traditë të madhe dhe një ekip simpatik. Derbi me Tiranën dihet pastaj s’ka nevojë për fjalë. Kuptohet që nga vëmendja e mediave, tifozëve dhe kryeqyteti pushtohet nga atmosfera. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të ecim përpara”.

“SELMAN STËRMASI”- “Më shqetëson tapeti, pasi kemi dhe eksperienc­ën e vjetshme. Në shkurt apo në mars nga shirat e rrëmbyeshë­m ishte thuajse e pamundur të luaje futboll. Me këtë ngarkesë mendoj se mund të shkojë në të njëjtën gjendje dhe sivjet. Këta janë kushtet e Superiores dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë. E rëndësishm­e është të luhen ndeshjet dhe shpresojmë që çdo ekip të ketë stadiumin e tij dhe Partizani natyrisht”, përfundoi Olsi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania