Panorama Sport (Albania)

Mema qëndron te bardheblut­ë, por “kusht” është... derbi

Klubi i beson trajnerit, kthesa ndaj Partizanit si shpëtim

-

“Tirana është për mbijetesë. Momentalis­ht nuk mund të llogarisim asnjë gjë. Klasifikim­i e tregon. Kur pësojmë 2 gola të tillë, as vetë nuk e di çfarë të them. Mendoj se mund të jetë ndeshja ime e fundit kjo. Do flas me drejtuesit, do diskutojmë për këtë gjendje”, kështu deklaroi Ardian Mema fill pas humbjes në Gjirokastë­r. Por duket se këtë reagim të trajnerit nuk e kanë marrë shumë në konsiderat­ë drejtuesit. Ata e kanë bindur që të mos nxitohet dhe kështu ka ndodhur. Mema do të qëndrojë. Kjo është pak, por e sigurt. Ecuria që kryeqyteta­sit kanë prej javësh dhe fundosja në renditje

ka Ardian Mema që ka marrë drejtimin e Tiranës. Pas shkarkimit

të Ze Marias, trajneri i ri e nisi aventurën kundër Flamurtari­t më

22 tetor. Përtej dy barazimeve, kryeqyteta­sit nuk e kanë provuar

ende shijen e fitores.

kanë bërë që edhe trajneri t’i vendosë “kushte” vetes. Ai pret reagimin e ekipit dhe shpreson që kjo të ndodhë në 180 minutat e ardhshme. Dhe kalendari është “mizor”, pasi fillimisht do të presin Skënderbeu­n në “Selman Stërmasi” dhe më pas vjen derbi. Kthesa kërkohet që ndaj korçarëve, e

megjithatë vendimtar mbetet 90minutësh­i ndaj Partizanit. Plot 14 ndeshje radhazi pa fituar ndaj rivalit të përjetshëm kanë rënduar ndjeshëm situatën te 24 herë kampionët e vendit. Ndaj, nëse “thyejnë” tersin që i përndjek që prej 7 shkurtit të 2014-ës, pa frikë mund të themi që jo vetëm do i jepnin një shkelm krizës, por edhe gjendja psikologji­ke do të përmirësoh­ej. Nëse ndodh e kundërta, vështirësi se edhe vetë Mema do pranojë që ta vazhdojë më këtë aventurë. Gjithsesi, pauza e kampionati­t duket se u vjen në momentin e duhur bardhebluv­e. Dy javë mund të shërbejnë jo vetëm për të riparuar defektet e hasura, por edhe për refleksion. Nëse dy sezone më parë, kur ranë nga kategoria, nisën që humbnin terren vetëm pas janarit, tashmë kanë luksin që të marrin më shpejt situatën nën kontroll dhe të shmangin sërish dramën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania