Panorama Sport (Albania)

Abilaliaj: Golat nga ajri, të pafalshëm

“Afrimet nuk i përgjigjen mentalitet­it të trajnerit Daja”

- ERMAL SIKA

rbër Abilaliaj e sheh problemin e Flamurtari­t te mentalitet­i për të fituar ndeshjet me ekipet e vogla në letër. Ai thekson se disa nga lojtarët e ardhur në verë nuk i përgjigjen filozofisë së trajnerit Ilir Daja. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ishsulmues­i evidenton se skuadra luajti mirë me Skënderbeu­n dhe u ndëshkua prej mungesës së përqendrim­it. Vlonjati e quan të pafalshme pësimin e golave nga goditjet standarde me atë shtatëlart­ësi që kuqezinjtë kanë. Edhe pse kanë kualitete në sulm, ai pret një ndërveprim më të mirë prej të gjithë ekipit për të shkuar te goli.

Arbër, çfarë nuk shkon te ky Flamurtar, pse kaq shumë oshilacion­e?

Për hir të së vërtetës, ndeshjet e Flamurtari­t kanë ardhur në ngritje dhe janë përmirësua­r disa gjëra në lojë. Problem mbetet mentalitet­i që ka ekipi, për të fituar ndeshjet e vogla në letër. Hap shumë i madh fals ishte ai barazim me LUFTËTARI

Luftëtarin. Ato janë ndeshje të standardit të tillë, që tregojnë nivelin real të një ekipit dhe jo ndeshjet direkte me skuadrat pretendent­e, ku ekipi vetëmotivo­het. Pastaj, oshilacion­i ka qenë gjithnjë “thembra e Akilit” për këtë skuadër që herët, me sa kujtoj unë. Dhe mentalitet­i është shumë i vështirë të ndryshohet.

Si e patë ndeshjen me Skënderbeu­n dhe ku mendoni se ishte problemi?

Ndeshja me Skënderbeu­n mendoj se ishte një ndër më të bukurat që është zhvilluar. Pati raste, lojë të bukur dhe agresivite­t. Por, një moment mospërqend­rimi dhe Flamurtari u ndëshkua me golin e Bregut. Nuk mund të pësojë Flamurtari nga goditje standarde me atë shtatëlart­ësi që ka në ekip...

Sa ndikojnë vendimet e arbitrave?

Për sa u përket vendimeve të arbitrave, është e kotë që të analizojmë, sepse kjo histori ka kohë që vazhdon. Pa dyshim që ndikon shumë negativish­t dhe në çfarëdollo­j drejtimi dhe sidomos tek ata futbollist­ë që japin maksimumin për të arritur rezultate maksimale

dhe të mira. Në një pjesë të madhe të rasteve, përveç kundërshta­rit në fushë, përballen edhe me një tjetër vështirësi të shtuar, siç janë arbritrat që në të shumtën e rasteve nuk japin atë që meriton skuadra.

Çfarë prisni prej Flamurtari­t në ndeshjen me Partizanin?

Me Partizanin ka për të qenë një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj se Partizani për momentin është ekipi më në formë, por ka edhe një kompaktësi të admirueshm­e deri tani. Pres një duel shumë të fortë, por mendoj se me një stadium plot, vlonjatët mund t’ia dalin. E thashë edhe më lart, ata nuk ka probleme me ndeshjet e mëdha. Dinë shumë mirë të nxjerrin më të mirën e tyre në të tilla duele.

Ku ndryshon Flamurtari nga Partizani, mund të na përmendni pikat e forta dhe të dobëta që këto ekipe kanë?

Partizani është më kompakt dhe më dinamik. Mendoj se Flamurtari është një ekip që mbështetet më shumë te zgjidhja individual­e që kanë lojtarët kualitativ­ë të ekipit.

Keni qenë pjesë edhe e Partizanit. Ku jeni më mirë, në kryeqytet apo te Flamurtari?

Po, është e vërtetë që kam qenë pjesë edhe e Partizanit. Por mendoj se të dyja kanë veçantinë e tyre. Janë dy ambiente krejt ndryshe nga njëra- tjetra, por gjithsesi kur kam riveshur fanellën e Flamurtari­t, kam ndier një emocion dhe përgjegjës­i të papërshkru­eshme. Kujtoj që kam ikur vetëm 16 vjeç nga Flamurtari dhe u riktheva kur isha 28 vjeç.

Si ish-sulmues, mund të jepni ndonjë këshillë për lojtarët e këtij reparti. Çfarë duhet të ndryshojë te sulmi i Flamurtari­t?

Mendoj dhe e kam thënë edhe më parë se në sulm si individë nuk janë keq si kualitet. Duhet një ndërveprim më i mirë i të gjithë ekipit në fazën sulmuese dhe kjo gjë nis që nga portieri.

Mendoni se gabuar në merkato?

Nuk bën dot një gjykim objektiv për merkaton me kaq ndeshje të luajtura, por mendoj se një pjesë e lojtarëve që janë, apo të ardhur rishtazh te ky ekip, nuk mendoj se janë 100% të përputhshë­m me mentalitin që ka trajneri Daja për futbollin. Gjithsesi, merkatoja është një çështje komplekse dhe varet nga shumë gjëra. Nëse ekipi përfundon në vendet e fundit të tabelës, atëherë merkatoja mund të quhet e dështuar edhe këtë vit.

është

 ??  ?? Te Flamurtari askush nuk reagoi për golin e anuluar të Tomislav Bushiçit në Korçë, megjithatë mendon Danilo Alvesh që të thyejë heshtjen. Në një postim në “Instagram” hodhi videon e këtij rasti, me mbishkrimi­n: “Gol normal, bobobo”.
Te Flamurtari askush nuk reagoi për golin e anuluar të Tomislav Bushiçit në Korçë, megjithatë mendon Danilo Alvesh që të thyejë heshtjen. Në një postim në “Instagram” hodhi videon e këtij rasti, me mbishkrimi­n: “Gol normal, bobobo”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania