Panorama Sport (Albania)

Quajeni zona... “Bregu”

Jo vetëm asiste, por katër nga pesë golat i ka shënuar pas minutës

- LLAZI SARO

Quajeni vrasësi i minutave të fun dit ose zona "Bregu". Futbollist­i vlonjat është pikërisht lojtari që bën "gjëmën" në minutat e fundit të ndeshjes dhe kjo duket nga golat e shënuar apo aksionet e ndërtuara dhe situatat nga ka lindur goli. Në të tilla kushte, nëse bëjmë një retrospekt­ivë te të gjithë golat që Skënderbeu ka të shënuara në 15 minutat e fundit të takimit, është e vështirë që të mos gjesh emrin e Dejvi Bregut. Gjithçka nisi që në javën e parë të sezonit, pikërisht në ndeshjen e Korçës kundër Partizanit, ku Bregu arriti që në minutën e 90-të të takimit të fitojë një 11-

metërsh pas ndërhyrjes së parregullt të Hoxhës. Penallti, të cilën Muzaka e ktheu në gol dhe vulosi fitoren e bardhekuqv­e. Gjithçka u përsërit një javë më pas në Krujë kundër Kastriotit, ku Skënderbeu fitoi me rezultatin 0- 3. Pikërisht goli i dytë personal i vlonjatit u shënua në minutën e 86-të të takimit me anë të një goditjeje standarde. Në javën e katërt Skënderbeu fiton në Vlorë me rezultatin 0-2 përballë Flamurtari­t dhe Bregu në minutën e 86- të asiston për Oto Xhon që shënon golin e dytë. Nëse do të ishte një rastësi, gjithçka do të mbyllej këtu, por jo, cilësinë prej vrasësi në minutat e fundit Bregu e përsërit ndaj Kamzës, kur në javën e fundit të fazës së parë në minutën e 93-të të takimit shënon golin e dytë duke blinduar fitoren e korçarëve. Skënderbeu marshon me golat e tij dhe Bregu nuk di të ndalet, gjithçka përsëritet vazhdimish­t edhe në javën e parë të fazës së dytë kundër Partizanit. Në transfertë­n e kryeqyteti­t Skënderbeu "hedh në tapet" të kuqtë me fitoren 0-2 dhe si për "zakon" në minutën e 95-të goli i dytë shënohet nga vlonjati. Është po Bregu, i cili i jep Skënderbeu­t fitoren edhe në javën që sapo lamë pas ndaj Flamurtari­t. Vlonjati ndëshkon në minutën e 89- të ekipin e tij të lindjes dhe konfirmohe­t "vrasës" në minutat e fundit të sfidës. Nëse i marrim në total të 5 golat e shënuar nga Bregu, vetëm ai kundër Kastriotit është shënuar herët, ndërsa katër të tjerët kanë qenë në minutat e fundit të takimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania