Panorama Sport (Albania)

Tomori nis ngjitjen, arbitri “fundos” Elbasanin

Gjyqtari përsërit penalltinë, verdheblut­ë e humbasin

- MARIGLEN MIRAKA

lbasani ka humbur edhe ndaj Tomorit 0-2, duke mbetur në vend të fundit me një pikë. Beratasit kanë marrë një 3pikësh të rëndësishë­m dhe në fund të takimit kanë festuar bashkë me tifozët. Nga ana tjetër, sportdashë­sit verdheblu janë larguar të mërzitur nga stadiumi, ndërsa për ekipin po vështirëso­het gjithçka e më shumë për sa i përket mbijetesës. Elbasani e mbylli fazën e parë vetëm me një pikë.

NDESHJA

Takimi ka nisur me rast që në fillim, ku në minutën e 3-të, nigeriani i Elbasanit, Ezike, gjuan jashtë kuadratit. Në minutën e 9- të, Koleci i Tomorit brenda zonës mike godet jashtë kuadratit vendës. Elbasani është më aktiv në lojën e tij dhe në minutën e 18- të, Ukaj gjuan nga larg, por topi përfundon mbi traun e portës. Do të vinte minuta e 33- të dhe ka një tjetër rast për Elbasanin. Vazhdojnë të luajnë mirë verdheblut­ë, që në minutën e 42- të janë pranë golit me anë të Ukaj që gjuan, por pret portieri mik. Në fund të pjesës së parë përsëri Ukaj që nga jashtë zone gjuan, por jashtë. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Edhe pjesa e dytë ka nisur mirë për Elbasanin që në minutën e 48- të i afrohen golit me Ezikenë, por pa arritur të shënojnë. Në minutën e 59-të do të vijë goli i Tomorit, me një sulm të shpejtë nga krahu i djathtë, Sharavolli shfaqet i lirë në zonën vendëse dhe shënon qetësisht. Shokohen lojtarët e Elbasanit dhe në minutën e 65- të, beratasit mund të shënonin dhe golin e dytë, ku Çaço në hyrje të zonës gjuan, por topi ndalet në traversë. Pas një minute reagon Elbasani ku Arsen Lleshi gjuan bukur, pret portieri mik dhe i shpëton topi nga dora, Ezike shënon nga afër, por për gjyqtarin Zhuli është faull në dëm të Kaloshit. Do të vinte minuta e 68-të ku një nga mbrojtësit miq prek topin me dorë dhe gjyqtari nga Tirana Endrit Zhuli akordon penallti. Nga pika e bardhë Jurgen Lleshi gjuan dhe shënon, por arbitri e anulon, pasi lojtarët kanë hyrë në zonë pa vërshëllye­r gjyqtari. Përsëritet penalltia, përsëri Jurgen Lleshi, por këtë herë gabon

dhe pret portieri Kaloshi. Dëshpërohe­n verdheblut­ë që humbin një rast të artë për të barazuar. Në minutën e 90- të, një nga lojtarët miq pengohet në zonë dhe penallti për Tomorin. Nga pika e bardhë Mujkiç tregohet i saktë dhe 0-2 për miqtë.

 ??  ?? Lojtarët e Tomorit duke festuar golin e Sharavolli­t
Lojtarët e Tomorit duke festuar golin e Sharavolli­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania