Panorama Sport (Albania)

Nis dhuna ndaj gjyqtarëve, Besa si një makineri perfekte

-

Vllaznia e mbyll me humbje fazën e parë të kampionati­t. Humbja e parë e shkodranëv­e në këtë kampionat ishte edhe lajmi më i diskutuar që prodhuan ndeshjet e javës së kaluar. Të besuarit e Hasan Likës u thyen në transfertë­n e Fushë-Krujës nga Iliria vendëse. Edhe pse është në krye katër pikë më shumë se vendi i dytë, Vllaznia kishte shansin më të mirë për t’u shkëputur edhe më shumë, pasi Besëlidhja u mund në Peshkopi. Raste të shumta të krijuara, por pa arritur të finalizoni­n siç duhet. Iliria tregon edhe një herë se është një ekip shumë i fortë në shtëpi dhe me 3pikëshin e djeshëm u ngjit në mesin e tabelës. Besëlidhja humbi rastin më të mirë për të ruajtur ecurinë shumë të mirë që kishte me tri fitore radhazi. Lezhjanët u mundën në Peshkopi nga Korabi vendës dhe në këtë mënyrë zbritën në vendin e 4-t. Një përballje shumë e fortë në transfertë ku Besëlidhja u mund 2-1. Erzeni mbetet i vetëm në vendin e dytë si ndjekësi më i afërt i Vllaznisë. Shijakasit ia dolën të përmbysnin Vorën në sfidën e luajtur në Pezë. Edhe pse e panë veten shumë shpejt në disavantaz­h, Erzeni ia doli të shënonte tre gola dhe e mbyll fazën e parë në mënyrën më të mirë. Një sfidë shumë e tensionuar në shkallë ku tifozëritë përplasen fizikisht me njëra-tjetrën. Ultrasit e të dyja skuadrave nuk kursejnë asgjë ndaj njëri-tjetrit dhe situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë. Dinamo është rikthyer te fitorja, duke marrë 3-pikëshin në një transfertë shumë të vështirë në Burrel përballë skuadrës vendëse. Një sfidë e luftuar fort me dinamovitë­t që shënojnë golin e vetëm dhe të fitores në minutat e fundit. Shënkolli vazhdon të mos tolerojë në shtëpi dhe të shtunën përballë Veleçikut fiton me rezultatin e pastër 3-0. Në Kategorinë e Parë janë rikthyer edhe një herë rastet e dhunës ndaj gjyqtarëve, ndërsa kishte kohë që nuk ndodhnin incidente të tilla. Në sfidën e luajtur në Cërrik mes Turbinë dhe Besës, tifozët vendës kontestojn­ë gjykimin e treshes nga Fieri dhe godasin me sende të forta asistentin Ilir Llupi. Ndeshja ndërpritet për katër minuta, ndërsa në Cërrik akuzojnë se ka një komplot ndaj skuadrës së tyre. Kavajasit fitojnë në një transfertë të vështirë me dopietën e Albi Çekiçit dhe ruajnë vendin e parë. Bylis surprizohe­t në shtëpi nga Orikumi. Edhe pse me avantazhin e shpejtë të dy golave, ballshiotë­t mbeten me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të portierit Bytyçi me karton të kuq, ndërsa miqtë arrijnë të barazojnë. Lushnja i jep fund krizës dhe arrin të fitojë në ndeshjen e fundit të fazës së parë në fushën e vet përballë Pogradecit. Një gol i Sefës mjafton që verdhejesh­ilët të marrin një 3-pikësh të rëndësishë­m. Apolonia zhytet edhe më keq në krizë, teksa mundet në fushën e vet nga Egnatia. Një autogol i çuditshëm në sekondat e fundit u kushton humbjen fierakëve që në katër takime që luajtën në këtë fazë të parë në fushën e tyre, regjistrua­n vetëm tre barazime dhe një humbje. Rrogozhina­sit ngjiten në vendin e 3-të, duke iu afruar sërish ekipeve kryesuese. Elbasani vazhdon të humbasë dhe dje është mundur në Cërrik nga Tomori me rezultatin 2-0. Një gol i Sharavolli­t dhe një i Mujkiç i kanë dhënë fitoren skuadrës beratase, ndërsa verdheblut­ë mbeten në vendin e fundit. Besar Bozgo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania