Panorama Sport (Albania)

Iliria e bën festë, Vllaznia bie pas 8 javësh

Shkodranët pësojnë humbjen e parë, afrohen rivalët

- SHKËLQIM HASANI

llaznia e mbyll në mënyrën më të keqe fazën e parë të kampionati­t. Pas shtatë fitoresh dhe një barazimi, shkodranët pësuan dje humbjen e parë në kampionat. Kuqeblutë u thyen në Fushë-Krujë nga Iliria vendëse që fitoi me rezultatin minimal 1-0. Imer Zuna ishte heroi i sfidës së djeshme, i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores për fushëkruja­sit. Ndërkaq, shkodranët krijuan shumë raste, sidomos në pjesën e dytë, por nuk arritën që t’i finalizoni­n siç duhet. E vetmja gjë që i mungoi duelit të djeshëm ishin tifozët, të cilët ishin të dënuar. Vllaznia humbi një mundësi të mirë për t’iu shkëputur edhe më shumë rivalëve, ndërsa tashmë është +4 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Erzeni. NDESHJA

Loja ka nisur e qetë dhe të dyja ekipet janë përqendrua­r më së shumti në mesfushë. Fillimisht ka pasur një goditje këndi për Ilirinë në minutën e katërt, por pa rezultat. Më pas, në të 7- ën, Xhunior mban topin më shumë se sa duhet brenda zonës vendëse dhe e humbet. Minutat kalojnë dhe loja përqendroh­et më tepër në rrethin e mesit të fushës. Zogaj i Vllaznisë në minutën e 14-të depërton bukur në zonë dhe godet, por topi devijohet në goditje këndi. Në minutën e 27-të është kapiteni Doçi që godet bukur, por topi grush-

tohet nga portieri Sherri, sfera shkon te Dule, i cili godet nga 30 metra dhe vetëm ndërhyrja e gardianit shpëton portën nga goli. Fraksioni i dytë ka qenë më impenjativ për shkodranët, që kanë ushtruar presion në gjysmëfush­ën e Ilirisë. Zogaj në

minutën e 51- të godet nga distanca, por aty gardiani Demi, i pakalueshë­m në këtë takim e zhvlerëson goditjen, duke e pritur topin. Më pas, në të 53-ën ka një faull në dëm të Gilman Likës dhe karton të verdhë për Boçin e Ilirisë. Pas këtij rasti, Iliria nis një

kundërsulm nga mesfusha, ku kapiteni fushë-krujas Doçi pason bukur te Zuna që fiton duelin e shpejtësis­ë me dyshen e qendrës së mbrojtjes mike dhe godet bukur në hyrje të zonës, duke shënuar, 10. Pas golit janë shkodranët që insistojnë për të barazuar.

Xhunior del bukur zbuluar, godet, por pret Demi. Në të 63- ën, Gilman Lika pretendon për një 11-metërsh, por për kryesorin gjithçka e rregullt. Shkodranët insistojnë deri në fund për të shënuar, por nuk ia arrijnë qëllimit dhe sfida mbyllet 1-0.

 ??  ?? Lojtarët e Ilirisë duke festuar golin e djeshëm
Lojtarët e Ilirisë duke festuar golin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania