Panorama Sport (Albania)

Ushtar në Greqi, Durmishaj nuk vjen në Kombëtare

Manovra me VIP-at, ja mundësia që duhej shfrytëzua­r

- OLSI TUJANI

iorin Durmishaj nuk erdhi në grum bullimin e fundit të Kombëtares U-21 dhe dje ishte trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi që njoftoi se kishte kërkuar të ftohej për këtë grumbullim. Lajm i mirë që sulmuesi 22-vjeçar të ketë vëmendjen e trajnerit, për të vijuar karrierën si kuqezi. Por, ka qenë vetë Panuçi, i cili në konferencë ka “ngritur supet” nëse vjen apo jo. Në mbrëmje është mësuar edhe përgjigjja negative nga klubi.

PËRGJIGJJA - “Panorama Sport” ka mësuar nga burime zyrtare pranë skuadrës Kombëtare se Fiorin Durmishaj nuk mund të jetë në grumbullim. Në lidhje me ftesën e FSHF-së, klubi i Panioniosi­t ka kthyer përgjigjen që për shkak të shërbimit ushtarak të detyrueshë­m, lojtari nuk mund të dalë nga Greqia dhe nuk mund t’u bashkohet kuqezinjve në grumbullim. Për Durmishajn pati ftesë për shkak të dëmtimit të Rei Manajt në ndeshjen e së dielës në Ligën e Dytë spanjolle.

MANOVRA - Pengesa ligjore për sulmuesin 22-vjeçar ka edhe një mundësi manovrimi nga shteti grek. Duke qenë një njeri i njohur, i konsiderua­r VIP, Durmishaj mund të ketë pranuar mundësinë për t’u paraqitur vetëm për një periudhë tremujore. Periudhë në të cilën lojtari nuk mund të dalë jashtë kufijve të Greqisë, pasi në të kundërt rrezikon arrestimin, pasi konsideroh­et

dezertim. Por, ka një manovër ligjore që e njeh shteti grek. Në rastet e njerëzve të njohur, pra siç mund të konsideroh­et edhe një futbollist, duhet bërë një kërkesë e posaçme pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë të paktën një muaj përpara datës kur kërkon të largohet

jashtë shtetit. Në këtë rast, është Ministria e Mbrojtjes që vendos dhe ekziston mundësia e pranimit të asaj kërkese. Gjë, e cila duhet të ishte shfrytëzua­r në këtë rast nga FSHF, në rast se ftesa për të do të përllogari­tej që pas përfundimi­t të aventurës së sulmuesit me Shpresat.

 ??  ?? Mërgim Mavraj gjatë një dueli me Fiorin Durmishajn
Mërgim Mavraj gjatë një dueli me Fiorin Durmishajn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania