Panorama Sport (Albania)

Toska: Fitorja utopi, të luajmë denjësisht

“Shpresojmë të kënaqim publikun, rivalët tepër të fortë”

- ARTIN LLESHAJ

ombëtarja shqiptare e basketboll­it për femra ka nisur grumbullim­in në kuadër të dy ndeshjeve të fundit kualifikue­se për kampionati­n europian 2019. Ekipi kuqezi i drejtuar nga trajneri Viron Toska po vijon me përgatitje­t në qytetin e Korçës. Vajzat kuqezi do të luajnë në Tiranë më datë 17 nëntor përballë Hungarisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova” në orën 17:00, ndërsa më 21 nëntor në orën 18:30 do të kenë sfidën e fundit në transfertë ndaj Lituanisë. Në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri Viron Toska, në një prononcim për “Panorama Sport”, rrëfen sesi po shkon përgatitja e skuadrës: “Deri tani faza përgatitor­e këtu në Korçë po shkon shumë mirë, ku po stërvitemi në kushte të shkëlqyera dhe nuk na mungon asgjë si për sa i përket akomodimit, ushqimit dhe stërvitjes. Vajzat që kam në dispozicio­n po punojmë mirë dhe me seriozitet të plotë dhe jam shumë i kënaqur me to”. Në këtë grumbullim Shqipëria ka edhe dy mungesa, ku Zykaj dhe Nikpajlevi­ç ende nuk i janë bashkuar ekipit: “Elektra Zykaj nuk i është përgjigjur ftesës dhe të them të drejtën nuk e di arsyen, ndërkohë Jelena Nikpajlevi­ç po pret ende konfirmimi­n nga FIBA, në mënyrë që edhe ajo të jetë e gatshme për të luajtur dhe sot ( dje) do t’i bashkohet skuadrës”. Më pas trajneri vlonjat tregon edhe objektivat që ka Kombëtarja e femrave në këto dy ndeshje të fundit kualifikue­se: “Jemi në një grup jashtëzako­nisht i fortë, me kundërshta­rë të një niveli botëror, megjithatë ne do të bëjmë më të mirën tonë në këto ndeshje ku do të kërkojmë të zhvillojmë një lojë sa më të mirë që të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze të basketboll­it tonë. Ne kurrsesi nuk pretendojm­ë të fitojmë përballë këtyre kundërshta­rëve që kemi në grup, pasi do të ishte çmenduri të mendojmë një gjë të tillë, duke parë që janë ekipe të një niveli botëror. Megjithatë, ne do të japim më të mirën tonë në fushë për të gjithë ata që na mbështesin dhe do të vijnë të na shohin”, përfundon trajneri i Kombëtares shqiptare të basketboll­it për femra. Kujtojmë që këto janë dy ndeshjet e fundit në grup për Shqipërinë, e cila në katër sfidat e zhvilluara ka pasur rezultate zhgënjyese, ku është mundur me rezultate të thella nga Rusia, Hungaria dhe Lituania.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania