Panorama Sport (Albania)

Polemika s'ka të sosur, moviola: “Djallit” i mungojnë dy 11-m

Juve-Milan, arbitri vazhdon të ngjallë debate

-

Polemikat e ndeshjes Milan-Juve vijojnë edhe pas fitores së bardhezinj­ve. Superiorit­eti i skuadrës së Alegrit nuk vihet në dyshim, teksa aftësia e arbitrit Maxoleni po. "Sportmedia­set", ashtu si shumë media tjera, ka realizuar analizën e katër rasteve flagrante, kur drejtori i garës duhej dhe mund të kishte bërë më mirë.

I verdhi i 2-të për Benatian Benatia ndërhyn në zonë ndaj Higuain, por topi përfundon në dorën e marokenit. Maxoleni nuk jep faull, teksa VAR- i rishqyrton rastin dhe i jep të drejtë sulmuesit të Milanit që pretendont­e 11-metërsh. Zgjedhja e arbitrit për të mos ndëshkuar mbrojtësin bëhet akoma më e diskutuesh­me për faktin se, përveçse pengon një aksion goli, Benatia e kishte një karton të verdhë, ndaj një i dytë mund t'i kushtonte daljen e parakohshm­e nga fusha.

Kielini, pa top ndaj Kutrones

Tjetër episod në Milan-Juve, por i njëjti protagonis­t, me Xhorxho Kielinin që në mesin e pjesës së dytë ndërhyn ndaj Kutrones. Higuain kroson tokazi nga e djathta, Benatia pengon që topi të shkojë në zonë, por Kielini në sparkatë shemb në tokë Kutronen, i cili nuk kishte asnjë shans për të prekur topin. Pikërisht, pamundësia e lojtarit është e mjaftueshm­e për arbitrin jo vetëm për të mos dhënë 11metërsh, por edhe për teknologji­në për të mos riparë rastin.

"Përqafimi" i Kielinit ndaj Romanjolit

Në pjesën e dytë, gjatë një goditje këndi për Milanin, Kielini nuk interesohe­t për topin dhe, përveçse mban Romanjolin nga mënga, i dhuron edhe një përqafim. Dyshja rrëzohet dhe Maxoleni jep faull në favor të juventinit, teksa gabimi është i trefishtë, pasi përveç kryesorit gabon asistenti i parë Preti dhe ai në VAR, Fabri. Ky i fundit pati mundësi të rishikonte kontaktin dhe të verifikont­e pa asnjë dyshim vullnetin e Kielinit për të ndalur kapitenin e Milanit.

E kuqja e Higuain Përjashtim­i i Gonzalo Higuainit Minuta e 83-të, Maxoleni ndëshkon Higuain me të kuq

ishte "qershia" mbi tortë e një ndeshjeje, e cila mund të pasohet me një pezullim për bilbilin nga Bergamo dhe ndonjë nga asistentët e tij. Kartoni i verdhë për sulmuesin e Milanit mund të jetë i drejtë, teksa i kuqi, nëse fjalët janë ato që lexohen nga kamerat rreth fushës, (Higuain: Përse më vërshëllen vetëm mua?) duket legjitime dhe aspak jashtë norme. Edhe vrulli me të cilin Higuain i hakërrehet mbetet i interpretu­eshëm, por dëshirat për protagoniz­ëm e Maxolenit ngadhënjen mbi gjithçka dhe gjithkënd.

 ??  ?? Minuta e 38-të, Benatia prek topin me dorë, por nuk ndëshkohet me karton
Minuta e 38-të, Benatia prek topin me dorë, por nuk ndëshkohet me karton
 ??  ?? Minuta e 65-të, Kielini ndërhyn ndaj Kutrones pa top në zonë
Minuta e 65-të, Kielini ndërhyn ndaj Kutrones pa top në zonë
 ??  ?? Minuta e 78-të, Kielini "përqafon" Romanjolin në zonë
Minuta e 78-të, Kielini "përqafon" Romanjolin në zonë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania