Panorama Sport (Albania)

Juvja rihapi "plagët" e derbit, ja katër "hallet" e Gatuzos

-

Humbja ndaj Juventusit hapi për Milanin disa nga çështjet që kanë goditur ekipin në këtë fillimsezo­ni. Busulla kuqezi nuk tregon më rrugën e duhur, teksa "San Siro" bëhet gjithnjë e më shumë fushëbetej­ë për fitoret e miqve.

QËNDRUESHM­ËRIA MENDORE- Që në minutat e para të takimit me Juven, skuadra e Gatuzos u duk nën tonus në aspektin mendor. Përqendrim­i ishte mesatar, teksa pushimi i kombëtarev­e duket se do të shërbejë për të rikthyer gjithçka të mirë ofronte ekipi në aspektin estetik. FRANCEZI -Timue Bakajoko deri pak ndeshje më parë cilësohej si një dështim merkatoje. Rendimenti ishte aq i ulët, sa që nuk mund t'i besohej. Ndeshja e parë ndaj Betisit konfirmoi paaftësi në përshtatje, teksa në takimin e kthimit e më pas ndaj Juves, mesfushori shfaqi cilësi të patreguara më parë.

NERVAT E HIGUAINIT - Nëse në derbi faji i Higuainit ishte në masën 30 për qind, ndaj Juves kjo vlerë pësoi rritje. Gonzalo, nervoz gjatë gjithë takimit, në pjesën e parë pati një rast që mund t'i jepte një tjetër drejtim ndeshjes me atë penallti të humbur. Argjentina­si nuk duhet të bjerë në grackën e nervozizmi­t, por duke parë momentin ekipor, nuk e ka të lehtë.

PRAPAVIJA- Edhe ndaj Juves kuqezinjtë pësuan përsëri gol. Problemi po mbush thuajse një vit, teksa në nivel defensiv ekipi gabon në mënyrë konstante dhe në çdo takim. Mbrëmjen e së dielës, gaboi Rodrigez teksa të tjerët bënë detyrën. Edhe qasja mbrojtëse e ekipit duhet riparë, me Gatuzon që ka shumë probleme dhe gjithnjë e më pak kohë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania