Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Me Atalantën gabova unë

“Paguam lodhjen e Champions- it, ashtu si Barça. Anti- Juve? Duhet kohë”

- Përgatiti: LEDIO NASE

ita post- Atal antës sipas Luçiano Spaletit. Gjatë eventit për dorëzimin e çmimit “Pankina e Artë” në Koverçano (Firence), trajneri toskan është rikthyer të flasë për Interin e tij, i dalë i gjymtuar nga sfida kundër bergamaskë­ve ditën e diel. “Pati një rrotacion, edhe dje (të dielën), që nuk të lejon të mbash përqendrim­in e lartë: nuk është e lehtë sepse kur u kërkon lojtarëve të jenë gjithmonë të kujdesshëm, humbasin diçka nga kreativite­ti. Ata që ndjekin ritmin, që marrin gjërat me më shumë lehtësi, shfaqin më shumë kreativite­t në fushë. Kur thashë që Barcelona bën nxehmjen vetëm pak minuta e po të vepronim ashtu edhe ne do humbisnim, është sepse kuptojnë më shpejt atë çfarë u duhet për ndeshjen. Kështu duhet të mësohemi edhe ne, sepse momentalis­ht i japim rëndësi njërës fazë ose tjetrës, por duhet t’i bëjmë të dyja: të relaksohem­i, por të hyjmë në fushë me përqendrim maksimal”.

ATALTANTA E MURINJO — Spaleti më pas është ndalur te ndeshja e humbur në Bergamo: “Me Atalantën gabova unë në zgjedhje. Analiza nis nga unë, nëse kam bërë apo jo punën në mënyrë korrekte. Në bazë të rezultatit, shoh zgjedhje të gabuara: rezultati i ndeshjes e thotë. Duhet konsiderua­r aspekti motiv, sforcimi psikologji­k dhe fizik i së martës që ndikoi për ne po ashtu si për Barcelonën, që zhvilloi një paraqitje nën nivel me Betisin. Pas kësaj serie fitoresh i kishim mësuar tifozët me një tjetër sjellje: ndeshja e së dielës nënkupton që fazat e errëta janë rralluar, e jo zhdukur; mbetet ky defekt, duhet të punojmë më shumë duke dhënë maksimumin”. Tifozët e Interit vazhdojnë normalisht të adhurojnë Murinjon, i cili në Milano fi- toi gjithçka dhe ka mbetur në zemrat e gjithë zikaltërve, aq sa gjesti i tij provokator pas fitores me Mançester Junajtidin në shtëpinë e Juves entuziazmo­i popullin interist. “Për ne krahasimi me këtë Inter duhet të jetë një stimul, nëse gjithë tifozët interistë

u ndien të mbrojtur nga ky gjest, do të thotë vërtet se kontratat të mbajnë të lidhur me një klub për jetëgjatës­inë e tyre, por janë sukseset që të lejojnë të hysh në histori, ku askush nuk harrohet dhe në çdo moment ndien brohorimën e tribunës që të thërret”.

ANTI-JUVE – Sigurisht, Murinjos nuk iu desh të matej me Juven e Alegrit ( fituesit të “Pankinës së Artë”), që këtë kampionat ka nisur arratinë. “Është një trajner i madh, vështirë të gjendet dikush që qëndron shumë vite në të njëjtën

pankinë dhe fiton sa ai. Ne do bëjmë bilancin në fund, por krahasimi me ku u nisëm e çfarë po bëjmë ka një vlerë. Do kërkojmë të përmirësoj­më këtë rrugëtim për t’u dhënë tifozëve një skuadër me një karakter të përcaktuar ku do mund të njihet marka e Interit. Kjo është fitore. Na krahasoni gjithmonë me Juven, por jemi nisur shumë prapa dhe ka kaluar shumë pak kohë për të ngushtuar diferencën me ta. Është një çështje mentalitet­i i fituar në nivel struktural, karakteria­l, ambiental”.

STATISTIKA­T

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania