Panorama Sport (Albania)

“Mallkimi” i 7 fitoreve e goleadave, Interit i rishfaqen “fantazmat”

-

Prej ditësh mes tifozëve zikaltër më pesimistë qarkullon kjo batutë: “Inter-Xhenoa kujton Inter-Kievon, Inter-Kievo ishte një ‘Inter-Atalanta”. Pra: pas fitoreve kumbuese në “San Siro”, ja ku nis gjithmonë e famshmja “krizë interiste”. Një statistikë për ata që besojnë te besëtytnit­ë, që i shtohet mallkimit të shtatë fitoreve radhazi.

PIOLI - 12 mars 2017, Interi i Piolit asfikson Atalantën në “San Siro”: 7-1, me tripletë të Ikardit e Banegës. Një datë që të shumtë e kujtojnë sepse nga ajo ditë nisi fundi i epokës “Pioli”. Dhe nisi një seri negative: barazim me Torinon (2-2), humbje me Sampdorian, Krotonen, Fiorentinë­n, Napolin, Xhenoan e Sasuolon, me në mes barazimin kundër Milanit. Pas goleadës kundër bergamaskë­ve, pra, Interi regjistron 2 pikë në tetë ndeshje, mes javës së 29-të dhe 36-të.

I KA NDODHUR EDHE SPALETIT - Thuajse e njëjta situatë e sezonit të kaluar, të parit për Spaletin. Më 3 dhjetor, javën e 15-të, Interi shkatërron­te Kievon 5-0 në “Meazza”, me forcë dhe cilësi loje. Nga ajo ditë, ja sërish një tjetër seri prej 8 ndeshjesh pa fitore: barazim me Juven, humbje me Udinezen e Sasuolon, e sërish pesë barazime radhazi me Lacion, Fiorentinë­n, Romën, Spalin e Krotonen.

7 FITORET RADHAZI SJELLIN... TERS - Por, ka një tjetër trend statistiko­r që tremb Interin. Dhe lidhet me 7 fitoret radhazi në kampionat. Vijnë menjëherë në mendje fjalët e Spaletit post-Atalantës, kur tha: “Ekziston një problem që më parë se të vija unë: nuk arrihet të mbahet përqendrim­i për një periudhë të gjatë”. Me të dhëna në dorë, tendenca është kjo, mbi të gjitha nëse kujtohet kur Interi regjistron­te shtatë fitore radhazi në Serinë A. Ishte sezoni 2011-’12, në pankinë qëndronte Ranieri: 7 suksese radhazi mes 12 dhjetorit dhe 22 janarit, përpara humbjes me Leçen dhe nisjes së pikiatës, që do sillte shkarkimin e trajnerit roman në mars. Sezoni pasardhës (2012-’13): Stramaçion­i fiton 7 njëra pas tjetrës, me të fundit suksesin 3-1 në “Juventus Stadium” më 03/11/2012 (3 nëntor, e njëjta datë e Inter-Xhenoa 5-0). Më 11 nëntor Interi shkon në Bergamo dhe humbet 3-2. 11 nëntor, e njëjta datë e humbjes 4-1 të pësuar të dielën. Shtatë fitore radhazi edhe për Piolin në edicionin 2016-’17: nga java e 16-të në të 22-ën mbledh 21 pikë, më pas humbet me Juventusin dhe kampionati sërish ndërlikohe­t...

“ILAÇI” KUNDËR “VIRUSIT” - Cilat janë armët që imponojnë Spaletin të mos kapet nga “virusi” i mësipërm? Përpara së gjithash tani vjen pauza. Janë 12 zikaltrit të grumbullua­r nga kombëtaret respektive ( Ikardi, Martinez, Politano, Galjardini, De Vraj, Shkrinjar, Perisiç, Brozoviç, Vrsaliko, Vesino, Miranda e Zhoao Mario). Ka kohë mjaftueshë­m për të harruar disfatën në Bergamo. Nga pikëpamja taktike u duk sikur sapo trajneri e tepron me rrotacioni­n, skuadra nuk mban. Pra, Spaleti ka detyrën më të ndërlikuar: të rimëkëmbë grupin me bazën e shtatë fitoreve radhazi, të fshijë defektet që u shfaqën kundër Atalantës (skuadër e shpërqendr­uar, mesfushë në vështirësi të madhe, krahët e mbrojtjes zhgënjyen, Perisiç gjithmonë “i fikur”) e të riniset me ritmin e duhur. Një fitore kundër Frozinones në “San Siro: mund të jetë mënyra e duhur për të anuluar mallkimin e statistika­ve e për të përballur më së miri periudhën më të vështirë e delikate të sezonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania